Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni sot unanimisht ka vendosur që të rriten për 100% pagesat për këshillat zgjedhor, për 20% të rriten pagesat për anëtarët e komisioneve komunale dhe për punëtorët shëndetësor të marrin nga 6000 denarë për pjesmarrjen në procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Propozuam ndryshime të rregullores së punës që nga shkurti i këtij viti dhe kjo është bërë për arsye të situatës së krijuar me pandeminë dhe me shtyrjen e procesit zgjedhor. Pandemia mund të ndikojë në shëndetin e pjesmarrësve në procesin zgjedhor, dhe për këtë erdhëm në këtë përfundim për të rritur pagesat e komisioneve zgjedhore” tha anëtarja e KSHZ-së, Elizabeta Postolovska.
Sipas Postolovskës ndryshimet e pagesave janë reale dhe janë krijuar sipas gjendjes aktuale.