×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu i VV’së: S’është befasi krijimi i Ministrisë së Integrimeve nëse PDK hyn në Qeveri

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Në disa raste Qeveria Hoti është kritikuar për shuarjen e Ministrisë së Integrimeve, ndërsa në këtë periudhë po flitet për idenë e kthimit të kësaj ministrie në rast se Partia Demokratike e Kosovës i bashkohet koalicionit qeverisës.

    Ish-zëvendës ministri i Integrimeve Evropiane dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, thotë se nuk do të përbënte befasi kthimi i Ministrisë së Integrimit, në rast se PDK hyn në qeveri, ndërsa sipas tij në mungesë të këtij dikasteri Kosova ka dështuar ne proceset e integrimit.

    “Kjo qeveri e cila nuk gëzon legjitimitet qytetar e as legalitet kushtetues së pari e ka shuar Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Prej se është në detyrë kjo qeveri nuk është bërë asnjë matje sa i përket shkallës së zbatimit të planit kombëtar sa i përket MSA-së. Agjenda e reformave evropiane që është dashur të përfundojë në vitin 2017, nuk është përfunduar as gjysma e saj”, deklaroi për RTV Dukagjinin zyrtari i Vetëvendosjes, Taulant Kryeziu.

    Ndërsa Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike e Politike, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për mungesën e një strukturë përgjegjëse për reformat evropiane, përcjell Telegrafi.

    “Riorganizimi i trupave qeveritare, shuarja e ministrive dhe krijimi i serishëm i tyre merr kohë. Qeveria Hoti gjatë 100 ditëshit të saj pos që ka miratuar koncept dokumentin për krijimin e agjencisë për integrimet evropiane, ne nuk kemi informacion se është bërë diçka në këtë drejtim. Kjo nënkupton se nuk ka pasur një strukturë të qartë përgjegjëse për reformat evropiane”, deklaroi Arbëresha Loxha.

    Por, kryeministri Avdullah Hoti thotë se nuk do të kthehet ministria e Integrimit, por do të jetë një zyrë e veçantë, në Kabinetin e Kryeministrisë.

    Ne raportin e progresit të Komisionit Evropian, Kosova ka bere progres të kufizuar sa i përket integrimeve evropiane

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D. për shkak të...
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Lajme10 Janar 2025
    Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se më 8 janar...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma. Siç njoftoi Presidenca,...
    Lajme10 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur se cili është ish-kryeministri të cilin e kanë intervistuar prokuroria në ndërtesën e Qeverisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.