×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Drafti i Asociacionit është më shumë politik sesa juridik

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2023

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë se çështja e Asociacionit është e ndërlikuar.

    “Gjithmonë janë përmendur disa kompromise të dhimbshme, ndoshta një e keqe e domosdoshme në të cilën ne si Kosovë, si shtet, e kemi për obligim integrimin e minoritetit serb në Kosovë, përmes këtij entiteti, i cili është ekskluziv, i veçantë, specifik”, ka thënë Kryeziu në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

    “Detyra kryesore është e jona, e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka për detyrë të implementojë ligjin që ka kaluar në Parlamentin e Kosovës, dhe Qeveria e Kosovës ka për detyrë implementimin e draft-statutit, të cilin nuk e ka bërë vetë, por superfuqitë, shtetet”, ka thënë ai.

    Kryeziu ka thënë tutje se draft-statuti i Asociacionit është më shumë politik sesa juridik.

    “Në bazë të preambulës ose hyrjes, e ka krejt në rregull, sepse bazohet në ligjet pozitive të Kosovës, në Kushtetutën e Kosovës dhe në konventa ndërkombëtare për minoritete. Pushteti është ekzekutiv, por është lokal, nuk është qëndror, ashtu është mendimi im”, ka shtuar ish-gjyqtari i Kushtetueses.

    Ai ka shtuar se ky draft duhet të kontrollohet. “Kontrolli ka me qenë politik, administrativ, i sigurisë dhe ndërkombëtar. Me sa e vërejta unë ka me qenë një pilot-projekt, dy plus tri”.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë për të ndaluar shtrenjtimin e energjisë...
    Lajme23 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.