×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Vitisë: Vendimi i ministrit Murati për mos ekzekutim të pagave është tendencioz

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Ministria e Financave (MF) ka njoftuar të martën se një pjesë e punonjësve të Komunës së Vitisë nuk u janë ekzekutuar pagat.

    MF-ja ka thënë se Komuna e Vitisë nuk siguron buxhetin e nevojshëm, duke thënë se pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës.

    Lidhur më këtë çështje, ka reaguar kreu i kësaj komune, Sokol Haliti.

    Haliti ka deklaruar për “Front Online” se ky vendimin i Ministrisë së Financave është tendencioz.

    Sipas tij, ekzekutimi i pagave duhet të ndodhë sa më parë.

    Ai ka përmendur një arsye që sipas tij, komuna nuk është përgjegjëse.

    “Vendim i panevojshëm dhe tendencioz është ky. Kjo çështje duhet të zgjidhet sepse nuk është forma adekuate me u pengu lista e pagave të cilat kanë qenë të planifikuara nga ana e komunës tash pse kontrata kolektive ka shkaktuar probleme në strukturën buxhetore është temë tjetër është përgjegjësi e nivelit qendror e jo e komunave”, deklaroi Haliti për “Front Online”.

    Kujtojmë se shërbyesit civilë kanë reaguar që nga dita e djeshme për mos-marrjen e pagave. Ekzekutimi i mjeteve për ta u bë të martën në orët e pasdites.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 2.10.2024 – Trendet javore Në bazë të trendeve të fundit javore, javën vijuese të dytë të tetorit, ka...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pohon se vendi nuk mund t’i humbasë edhe katër vite, sikurse këto të shkuarat. Ai tha se...
    Lajme02 Tetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot një tryezë diskutimi në të cilën ka publikuar Raportin e dytë të monitorimit mbi...
    Të tjera
    Lifestyle02 Tetor 2024
    Dhimbjet e dhëmbit janë të tmerrshme, aq më tepër gjatë natës kur mundësia për të hequr mendjen nga dhimbja është thuajse 0....
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan...
    Lajme02 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani është takuar ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir....
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot pasi siç thotë ai emri i tij është lakuar shumë. Lladrovci përmes...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ka vdekur axha i saj. Përmes një postimi në Facebook ajo tha se se...
    Lajme02 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar sot në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.