Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka deklaruar pasurinë e tij.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), edhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka deklaruar pasurinë e tij.
Sipas deklarimit të tij në AKK, Berisha ka pasuri të paluajtshme gjithsej 204 mijë e 445 euro.
Berisha ka bërë të ditur se ka të blera dy banesa si dhe tokë bujqësore, ndërkaq një shtëpi me oborr e ka të trashëguar po ashtu edhe një shtëpi me pemishte e ka të trashëguar.
Të trashëguar po ashtu ka edhe tokë bujqësore kurse 40 ari i ka blerë vetë.
Sa i përket parave të gatshme në institucione financiare, Berisha ka deklaruar se fëmijët e tij kanë 25 mijë euro. Po ashtu fëmijët e tij kanë edhe 7 mijë euro kredi.
Në anën tjetër, Berisha ka bërë të ditur se të hyrat vjetore nga paga e tij si kryetar i Komunës së Fushë Kosovës janë 15 mijë e 979 euro e 80 centë.