×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Hyseni tregon se pse ende nuk është ndërtuar stadiumi i Gjilanit

    FrontOnline
    28 Shkurt 2024

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me projektin e ndërtimit të stadiumit të qytetit, ka theksuar disa çështje kritike që kanë dalë në pah gjatë analizës së projektit.

    Hyseni në Debat Plus, ka thënë se projekti ka pasur disa mangësitë, duke nisur se kishte filluar ndërtimi për kategorinë dy, ndërsa më pas është ndryshuar kategoria pa filluar procedurat për ndryshimin e kategorisë.

    Kjo sipas tij, ka sjellë nevojën për hartimin e projektit përmes një procedure të re të prokurimit, si dhe ndryshimin e kontratës për ekzekutim të projektit për të përshtatur vlerat.

    “Kur jam bërë kryetar komune kam takuar palët e ndryshme të përfshira në këtë projekt. Kam kuptuar disa mangësi, e para ka qenë që stadiumi është filluar për kategorinë dy, ndërsa është ndërruar kategoria pa filluar proceduar për ndryshim të kategorisë që nënkupton hartimin e projektit përmes procedurës së re të prokurimit për hartim të tij si dhe ndryshimin e kontratës për ekzekutim të projektit sepse do të ndryshohej edhe vet projekti, vlera”, ka deklaruar ai në emisionin “Debat Plus”.

    Në vijim, ai ka përmendur presionin publik që ka ushtruar ndaj kompanisë që ka ekzekutuar punimet, duke arritur në një përgjigje zyrtare.

    Dhe sipas tij, kompania ka kërkuar dy parakushte kryesore për të përfunduar projektin, duke përfshirë hartimin e projektit final dhe sigurimin e buxhetit të plotë për këtë fazë.

    “Ndërkohë që presioni që ia kam bëtë publikisht tek kompania që ka ekzekutuar punimet ka çuar deri në atë pikë që më ka dërguar zyrtarisht me email edhe ka thënë se na duhen dy parakushte kryesore për të përfunduar projekti., E para është projekti final gjë që nuk e kemi edhe nuk ka qenë në atë kohë. Dhe e dyta që të sigurohet buxheti i tërësishëm për këtë pikë, meqë rast buxheti ka qenë dhe është edhe sot në dispozicion”, ka theksuar ai.

    Hyseni ka bërë të ditur se tashmë janë kryer hapa, duke përfshirë hartimin e projektit final, zgjidhjen e çështjes së shpronësimit dhe marrjen e lejes së re të ndërtimit për kategorinë katër.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.