×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesuesi i Presidencës boshnjake kërkon ndihmën e Dodik që t’i hiqen vizat Kosovës, Kurtin e quan mik të madh

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës (BeH), Denis Beqiroviq, ka deklaruar sot në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Srpska në institucionet shtetërore të ndihmojnë Bosnjën dhe Hercegovinën për heqjen e vizave për Republikën e Kosovës, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

    Kështu Beqiroviq ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një fjalim të mbajtur më 14 tetor në Samitin e Procesit të Berlinit ka njoftuar se nga 1 janari 2025, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të hyjnë në Kosovë me letërnjoftim.

    “Pas kësaj lëvizjeje shtetërore të zotit Kurti, pres që edhe brenda BeH-së, kur bëhet fjalë për përfaqësuesit në institucionet shtetërore që vijnë nga entiteti Republika Srpska, edhe ata të na ndihmojnë që të hedhim një hap adekuat dhe të zbatojmë plotësisht marrëveshjet që BeH nënshkroi në kuadër të procesit të Berlinit”, ka deklaruar Beqiroviq pas takimit me presidentin shqiptar Bajram Begaj, i cili po viziton Bosnjën dhe Hercegovinën.

    Në janar të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë fituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, por ende nuk kanë lirinë të hyjnë pa vizë në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të entitetit Republika Srpska.

    “Unë mendoj se është e rëndësishme për të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe për të gjithë rajonin dhe se ne do të dërgojmë një mesazh tjetër të rëndësishëm me këtë,” tha Beqiroviq dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes së nënshkruar nga Bosnja dhe Hercegovina si pjesë e procesit të Berlinit.

    Marrëveshja, e cila do të heqë regjimin e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, dhe do t’u mundësojë qytetarëve të këtyre dy vendeve të udhëtojnë pa viza, ende nuk është ratifikuar nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës. Ratifikimi i marrëveshjes është bllokuar Milorad Dodik./Express/

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar ambasadoren e parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow. Ai ka shpërndarë postimin e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot ka qenë në Pejë me diplomatë të rinj nga vende të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka nisur fazën e dytë të vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes se tërbimit, e cila do...
    Të tjera
    Vip22 Tetor 2024
    Diana dhe Arioni ndan sot kohë me njëri-tjetrin tek kuzhina. Ata shkëmbënin biseda ku temë qe konsumimi i tepërt i cigares, transmeton...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Lajme22 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ashpër pas akuzave të deputetit Armend Muja kundër Blerim Isufajt, kryeprokurorit të Speciales. KPK-ja në një...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkatërruar...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Policia ka arrestuar një 49-vjeçar i cili është filmuar teksa pret kanabisin e mbjellë. Policia tha se në pranga ra shtetasi D.M.,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.