Ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Petrit Gashi ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, raporton Front Online.
Gashi gjatë prezantimit e pranoi se janë paguar me mbi 3 mijë euro për një mbledhje të bordit të AKP-së.
Përgjigja e tij erdhi si rezultat i pyetjes se deputetit të VV-së, Hekuran Murati, i cili poashtu kërkoi të dijë se si janë kompensuar bordi i AKP-së.
Gashi tha se janë paguar në formë mëditje.
“Ne kemi marrë kompenzim, jemi paguar për punën tonë 6 ditore, kemi marrë meditje”, tha Gashi.
Hekuran Murati e pyeti: Sa jeni paguar?
Gashi tha se “Ka qenë mbi 400 euro në ditë për një mbledhje, duhet të jetë më shumë se 400 euro”.
Murati kërkoi saktë shumën sa janë paguar.
“Sipas llogaritjeve të mia 2400 euro për një mbledhje bordi me të gjitha përgaditjet, nëse jam i saktë” tha Murati.
Gashi pranoi se për një mbledhje të bordit ka marrë kompensim mbi 3 mijë euro.
“Duhet të jetë mbi 3 mijë të paktën për mua si kryesues bordi” tha Gashi.
Gashi gjatë prezantimit të tij tha se gjatë kohës sa ka qenë kryesues procesi ka qenë i stopuar.
“Ne e kemi gjetë agjensinë një kohë, thuajse provesi ka qenë i stopuar kemi filluar me rivitalizimin e aseteve në likuidim, jemi marrë me Trepçën me qiradhënie. Fokusin kryesor e kemi pas në asetet e likuidume dhe në kthimin e imazhit të agjensisë”, ka thënë Gashi.
Kryesuesi i komisionit Hajrullah Çeku kërkoi spjegim për shitjen e ndërrmarjeve me spin off special “Çështja e monitorimit yë ndërrmarrjeve të shitura me spin off special”, ka thënë ai.
Gashi tha se gjatë kohës së tij shitja e ndërrmarjeve me spin off special ka qenë në përfundim.
“Po… në fazën kur kam marr përgjegjsinë thujsë të gjitha proceset e ndërrmarjeve të shitjës me spinof special kanë qenë thuajse në përfindim, një pjeaë e kanë kaluar fazën e monitorimit”, ka thënë Gashi.
Kryesuesi i komisionit Hajrullah Çeku Kërkoi sqarime nëse gjatë auditimit është vërejtë mospërmbushja e detyrimeve të kompanive privatizuese.
“A ka konstatime gjatë auditimit ku sshtë konstatu mospërmbushja e detyrimeve të privatiziesve?”, ka thënë Qeku.
Ish kryetari j bordit të AKB-së Petrit Gashi përmendi rastin e komoanisë “Sharrcem” ku pas 2 auditime nuk i kanë përmbushur zotimet për 9 milionë euro dhe për këtë ka përfunduar në gjyaktën e arbitrazhit.
“E kam më të freskët cështjen e “Sharrcemit” ku kemi organizu 2 auditime ku 2 herë nuk i ka përmbush zotimet ku janë 9 milionë euro dhe vendimi për zotim është marrë pasi jam largu nga agjensia dhe nëse nuk gaboj është një rast gjyqsor për këtë” tha ai.
Anëtari i komisionit Hekuran Murati e pyeti Gashim për metodat e shitjes nëse kanë kanë mund të ishin më të mira.
“A keni mund me i identifiku metodat e shitjes, a mendoni që ka mund me u bë dicka më mirë”, tha Murati.
Gashi pranoi se ka pasur keqpërdorime ku sipas tij oferuesit janë marrë vesh për procesin e ofertimit.
“Ne kemi konsideru që ka pasur defekte të caktuara kryesishr të natyrës procedurale tek qiradhënia. Metodat e shitjes kanë qenë më të përshtatshme për kohën.
Kemi pas taste kur biznese serizoe na kanë ardh ku kanë kërkuar ndihmë ku kanë kërkuar tok për me ndërtu kompani, ne u kemi thënë që procedurat i përshpejtojmë nëse e ofroni cmimin më të lartë, kemi qenë të kufizuar në veprim. Përkundër kësaj ka mund të këtë pasur keqpërdorime.
Murati “Cilat janë ato keqpërdorime”
Gashi “Nuk kam naj rast që mund të i referohem por ka raste që janë duke u marrë autoritetet.
Aty mund gë këtë bashveprim të ofertuesve, një prej mënyrave mirren vesh mes vete. Mirren vesh i vendosin 3 oferta”, ka thënë Gashi.
“Kemi shutë një aset më qendër ku ofertuesi parë është tërhequr, dhe e kemi tërheqë këtë praktikë ku ofertusi i dytë ta merr, dhe kemi ofru ndrysjim të procedurave të shitjes ku ofertusi i 2 apo 3 e merr asetim me cmimin e ofertuesit të parë” tha Gashi.
Petrit Gashi ka qenë kryesues i bordit prej Dhjetor 2015, deri tetor 2018. Ai nga kjo pozitë është dorëhequr.