×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e LDK’së merr këtë vendim rreth koalicionit me Vetëvendosjen

    FrontOnline
    24 Gusht 2019

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas burimeve të Gazetës Express, pritet që sot ta autorizojë kryetarin e partisë, Isa Mustafën, që ta negociojë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

    Kjo do t’i mundësojë Mustafës që të negociojë për bashkëpunim me partinë e Kurtit, pa pasur nevojë që të marrë qëndrime të strukturave të tjera të partisë.

    Siç mëson Express, Mustafa në këto negociata me Lëvizjen Vetëvendosje do të shkojë me qëndrimin e deritanishëm, që posti i kryeministrit do t’i takojë LDK’së.

    Një vendim i tillë  që do t’i hap rrugë Mustafës në negociatat me LVV’në, pritet që të merret sot  pas diskutimeve në takimin e Kryesisë së partisë, në të cilin nuk po marrin fare pjesë Lutfi Haziri e Agim Veliu, pasi që Vjosa Osmani pritet të nominohet si kandidate për kryeministre.

    Deri tani posti i kryeministrit ka qenë e vetmja pikë ndarëse ndërmjet LDK-së së Mustafës dhe LVV’së së Albin Kurtit, ndërkohë pritet të shihet se çfarë do të dalë nga negociatat që do të zhvillojnë krerët e dy partive.

    Mustafa e Kurti janë takuar disa herë, megjithatë përveç deklaratave për përafrim të qëndrimeve nuk ka pasur ndonjë vendim konkret për bashkëpunim.

    Zgjedhjet e parakohshme pritet që të mbahen në fund të muajit shtator apo në fillim të tetorit, pasi që të enjten e javës që po lëmë pas, me shumicë votash deputetët kanë vendosur për shpërndarjen e Kuvendit, vendim ky që e obligon presidentin Hashim Thaçi që të caktojë datën e zgjedhjeve në një afat kohor prej 45 ditësh.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.