×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufaj e Szunyog diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është njëherësh shef i Zyrës së BE-së.

    “Kryeprokurori Isufaj ka falënderuar Ambasadorin Szunyog për vizitën e bërë, si dhe i ka shprehur mirënjohjen e tij për ruajtjen e vazhdimësisë së bashkëpunimit të Zyrës së BE-së me prokurorinë që drejton ai, bashkëpunim ky, që është në funksion të fuqizimit të zbatimit të ligjit në Kosovë”, njofton Prokuroria.

    Me këtë rast, Kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar Ambasadorin Szunyog, me punën, të arriturat dhe sfidat e Prokurorisë  Speciale, në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar, terrorizimit, krimeve të luftës, dhe veprave tjera të cilat janë në kompetencë të kësaj prokurorie, si dhe për aktivitetet e zhvilluara dhe bashkërendimin e planifikuar gjatë këtij viti, duke konfirmuar angazhimin e shtuar për arritjen e rezultateve në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale.

    “Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka falënderuar Kryeprokurorin Isufaj për pritjen, duke nënvizuar se qëllimi i tyre i përbashkët është arritja e përparimit të mëtejshëm në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Në përfundim të takimit të sotëm, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre, që përmes punës në partneritet, për forcimin e sundimit të ligjit të vazhdohet në mënyrë të sigurt, drejt avancimit të vendit tonë në rrugën e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku...
    Të tjera
    Kronika30 Prill 2024
    Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren. I dyshuari dhe femra, sipas policisë...
    Sport30 Prill 2024
    Një ditë më parë u mësuar se Besnik Hasi nuk do të vazhdojë më me skuadrën belge Mechelen pas përfundimit të këtij...
    Lajme30 Prill 2024
    Rreziku nga një luftë ngë Serbia në Kosovë po përmendet shpesh nga krerët e shtetit tonë.E, të hënën (29 prill) aktuale këtë...
    Lajme30 Prill 2024
    Një burrë është arrestuar në Klinë pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe se...
    Sport30 Prill 2024
    Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka shitur shumicën e aksioneve të tij në klubin brazilian Cruzeiro,...
    Vip30 Prill 2024
    Capital T është një nga artistët që komentohet shumë për jetën e tij private, edhe pse e mban tejet të mbyllur. Së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.