×
  • Opinione
  • Opinione

    Kryeministri “zhëngërlibaba” nuk shkel bubrrecat por e zhvat buxhetin e shtetit!

    Hisen Berisha
    04 Shtator 2023

    Kryeministrin Kurti, të nderuarin “zhengrelibab”, ata që u rrethojnë dhe kujdesen për propagandën dhe imazhin tij mashtrues, kanë bërë shumë të duket engjëll. Por, për një kohë të shkurtë në qeverisje na doli vet djalli.

    E vërtet se ka pasur korrupsion edhe në qeveritë tjera, por jo kaq hajni, e kaq abuzime me paranë publike.

    Përderisa, në qeveritë tjera kishte pasur korrupsion, por kishte qenë kryesisht në dëm të operatorëve ekonomike, si për shembull ishte ndarë buxheti për një projekt -5 milion euro dhe ishte fitua me 4.5 milion! Atëherë mbikëqyrësit e ndonjë zyrtar, kishte ndodhur të zhvatin 5-10%, ta detyrojnë operatorin ekonomik ta kryej projektin me 4 milion, që kryesisht ka shkua në dëm të operatorit ekonomike, por jo në dëm të buxhetit, e as të projektit.

    Ndërsa ky kryeministër, se nuk po di a ta quaj “zhengerlibaba“ apo “Ali Baba me 40 cubat” e tik, sepse dy epitetet po i shkojnë për vepër, po e dëmton buxhetin e paren publike duke e vjedh, e duke e zhvatur.

    Së fundmi “Cubja” e tij, Ministrja Nagavci bashkë me të, po i vjedhin 5-6 milion nga sigurimi i librave për fillorist, që është buxhetuar nga këta me 4.3 milion, kurse oferta nga shtëpitë botuese, ishte 4.8 milion!

    Kurse tani e rritën buxhetin mbi 6.3 për nivelin 1 deri në 5, nga 80 euro për livra , kurse 6.6 milion për nivelin 6 deri në 9, nga 30 euro, për pajisje lapsa e fletore, apo më saktë në 13 milion me shtesën!

    Nëse kemi 210 mijë nxënës, të ndarë në 110 mijë nga klasa 1 deri 5, dhe 100 mijë nga klasa 6 deri në 7, atëherë nëse nga 30 euro nuk po ma qet se kemi të bëjmë me 100 mijë nxënës, por trefishi i tyre. Pra kemi të bëjmë me vjedhje të hapur.

    “Zhengerlibab” apo “Ali Bab me cuba“, po mendon se është aq hajn i sofistikuar, sa që opozita e populli mos me e kuptua?!

    Ky e cubja tij Ministrja Nagavci – cube e “zhengerlibabes”, e anuluan tenderin me ofertën 4.8 milion, sepse kompania e lidhur me ta “Albas” nuk arriti të marr pjesë në tender.

    Kështu që, me qëllim që ajo të marr tregun e shitjes se librave në Kosovë, dhe si korrupsion, diferencën në mes të buxhetimit tuaj 4.3 ml. apo të çmimit 4.8 ml sa ofruan shtëpitë botuese në Kosovë, diferencën e buxhetimit të tyre prej 13 ml, aq sa do të kushtoj çmimi i librave tani, do ta vjedhin me kompaninë hajdute, financuesën informale, nga Shqipëria.

    Kështu, AlbinAli baba e cubat e tij, do të vjedhni atë shumë që bën diferencën në mes buxhetit 13 milion të qeverisë dhe ofertës për botimin e librave 4.3 milion.

    Ai “zhengerlibaba” apo “Ali Bab me cuba” se po e kam problem cilin epitet tia jap, sepse të dy epitetet po i shkojnë për shtati, vjedhën edhe në rezervat e shtetit në grurë, vaj e sheqer, vjedhtë bukën e popullit, vaj nuk erdhi fare, ndërsa me grurë i vjedhtë 40%.

    Sepse në kohën kur këta e blenë grurin çmimi në bursë ishte 275 euro për ton, këta e blenë me sekserin e tyre “Ridin” me 483 euro tonin.

    Do të thotë rreth 2 milion e 600 mijë, hajni i bëtë me një veprim korrupitv, në bukë të popullit.

    Kurse për litër të vajit, këta personazhet e Orwellit, me gjuhën e shifrave, provuan ti bindin qytetarët se si e kontraktuan litrën e vajit për 1.1 euro, kur gjoja litri vajit në Kosovë kushtonte afër 3,39 euro! Po çfarë rëndësie ka sa euro e kontrakton nëse vaji s’ka ardhur fare.

    Ju vodhët edhe në rrymë “Ali bab”, ja ndale operatorit të licencuar Hidrocentralin, ku e kishe rrymën me 63 euro megavatin, gjatë gjithë kohës së importit të rrymës dhe e bleve me 288 euro megavatin!

    Edhe nga kjo aferë korruptive, në ditë nga 40-50 milion, të shkuan në xhep ty e diplomatit tënd.

    Ti vodhe mbi 50 milion në kontrata një burimore, e me qindra miliona në emër të subvencioneve, grandeve e transfereve, për çka ju kam kërkuar nga foltorja e kuvendit hetim nga Prokuroria dhe Kuvendi.

    Ndalu Kryeministër me cubat e tu se ky popull nuk duron më!

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.