×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri vlerëson angazhimin e Komunave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, patën sot një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe me drejtorët e Departamenteve Komunale të Shëndetësisë, me të cilët biseduan për masat e mëtejme të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19.

    Kryeministri Hoti e vlerësoi angazhimin e kryetarëve të Komunave, të cilët i falënderoi për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për masat shtesë, duke përfshirë edhe aktivizimin e shtabeve emergjente. Po ashtu, ai kërkoi që të bëhen përgatitje për masat e mëtutjeshme nga Komunat për një valë të re, e cila mund të paraqitet në shtator. Në këtë kontekst, u shtrua edhe nevoja e përgatitjeve për fillimin e viti të ri shkollor dhe obligimet e komunave në këtë proces.

    Në këtë takim, që u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti prezantoi masat e këtij asociacioni për parandalimin e pandemisë, si dhe angazhimin e komunave për krijimin e qendrave dhe ekipeve të veçanta, të cilat do t’u ofrojnë shërbimin e nevojshëm shëndetësor të prekurve nga kjo pandemi. Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se koordinimi me komunat është esencial për parandalimin e pandemisë. Ai u premtoi komunave se do të ketë përmirësim të furnizimit të spitaleve rajonale me oksigjen, duke i falënderuar komunat që me kapacitetet e tyre i kanë furnizuar spitalet me oksigjen. Po ashtu, ministri Zemaj tha se lidhur me furnizimin me autoambulanca, MSH-ja e ka proceduar kërkesën për autoambulanca shtesë dhe furnizim shtesë të masave mbrojtëse për të gjithë punonjësit shëndetësor, si dhe rishikimin dhe decentralizimin e masave për shpërndarjen e ndihmave.

    Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bëri thirrje që zbatimi i masave të vazhdojë nga të gjithë, ndërsa kryetarët e Komunave adresuan një varg çështjesh që lidhen me masat shtesë, të cilat e ndihmojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19, e të cilat, sipas tyre, kërkojnë një vëmendje dhe adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë me acar të fortë dhe mund të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare "Sot dhe Çdo...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.