×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri Rama merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara fillon punimet këtë të diel në New York, ku do të mblidhen liderët botërore, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan.

    Në një axhendë tepër të ngjeshur që nis ditën e stome me samitin e së ardhmes dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me 6 liderët e Ballkanit perëndimor.

    Sipas njoftimit të komisionit europian, sesioni i OKB-së në Nju Jork do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josef Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    “Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën. Në një sfond të zymtë të krizave të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anëtare do të fokusohen në pesë prioritete kryesore: ri-angazhimi për themelet e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla; mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimi për zhvillim; adresimi i krizës së trefishtë planetare; dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv”, theksohet në njoftimin e Komisionit Evropian.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtare të saj po vijnë në sesionin e 79-të të OKB-së të vendosur për të promovuar zgjidhje shumëpalëshe të bazuara në Kartën e OKB-së dhe për t’i bërë ato të funksionojnë për të mirën e të gjithëve. “Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet e shekullit të 21-të me mjetet e shekullit të 20-të”- është shprehur sekretari Guterres.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Forcat izraelite kanë bastisur zyrat e transmetuesit të lajmeve ‘Al Jazeera’ në Ramallah, në Bregun Perëndimor, dhe kanë urdhëruar mbylljen e saj...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iranin lindor ka lënë të vdekur të paktën 51...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë më 22 shtator, tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas të shtënave masive në Birmingham, Alabama të Shteteve të...
    Sport22 Shtator 2024
    Liverpool po e sfidon Manchester United për mbrojtësin e Fulham-it, Antonee Robinson. United është duke e monitoruar reprezentuesin amerikan të cilin synon...
    Sport22 Shtator 2024
    Kosova ka shkëlqyer në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar në Olibia të Italisë në sportin e Karatesë, duke rrëmbyer tre medalje,...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një minierë qymyri në pjesën...
    Ekonomi22 Shtator 2024
    Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergey Maslichenko, ka deklaruar se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.