Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe para pllakës përkujtimore e vendosur para Qeverisë në kujtim të dy studentëve, Naser Hajrizi e Asllan Pireva të vrarë në demonstratat e 2 prillit të vitit 1981.
Homazhe kanë bërë edhe familjarët e studentëve të vrarë.
Vëllau i Naser Hajzirit Bujari ka thënë se sot në 40 vjetorin kujtojnë rënien e Naserit vetëm 19 vjeçar i cili ka pasur vullneti për liri.
“Unë jam Bujar Hajrizi vëllau i dëshmorit Naser Hajrizi të rënë me 2 prill të vitit 1981. Sot është përvjetori, pra 40 vjetori i demostratave dhe 40 vjetori i rënies së këtyre dy dëshmorëve, Naser Hajrizit e Asllan Pireshvës. Këtu ka të afërm, familjar e shoqëri, më herët ishte edhe kryeministri Kurti dhe tjrë qytetarë”
“Ata kanë qenë moshë e re, vëllau ka qenë 19 vjeç maturant i shkollës së mesme, por vullneti për liri ka qenë i organizuar në lëvizjet lokale edhe organizatori i demostratave të vitit 1981 bashkë me shokun e tij Asllan Pirevën kanë rënë në këtë vend ku po i kujtojmë sot” është shprehur ai, raporton Eo, transmeton Klan Kosova.
Demostratat e studentëve shqiptarë në Kosovë filluan më 11 mars 1981 dhe vazhduan më 24 mars dhe më 1 e 2 prill 1981. Me kërkesat e demostruesve u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës. Në këto demostrata u vranë 9 veta dhe u plagosën15 të tjerë, ndërsa forcat e policisë serbe patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.