×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Nuk ka investim më produktiv, sesa investimi në fushën e bujqësisë

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi – Dukagjini. Me këtë rast, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, kryeministri Hoti tha se ndihej vërtet i nderuar dhe shumë i kënaqur që pas 4-5 vjetësh një projekt që e kanë filluar me Qeverinë Mustafa, që mandej ka vazhduar të zhvillohet tutje në Qeverinë Haradinaj, po përfundon sot si fazë e parë e një projekti që ka filluar para 30 e më shumë vjetëve.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Hoti shtoi se ata që kanë punuar përpara në sistemin e Radoniqit e kanë të qartë çfarë revolucioni praktikisht ka krijuar ky projekt në fushën e bujqësisë.

    “Unë jam shumë i nderuar që sot jam këtu me të gjithë të pranishmit, të nisim këtë projekt vetëm si fazë e parë, me shpresë që ministri me dinamikën e punës që e ka, shpejt të përfundojë komplet master planin për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore në mbarë Kosovën dhe do t’i rrimë gati që atë master plan ta kthejmë në plan pune, të investimeve në mbarë Kosovën për të zgjeruar tokat bujqësore që janë nën ujitje”, tha kryeministri Hoti.

    Ndër të tjera, kryeministri Hoti theksoi se ndjehej i lumtur që tash, me këtë sistem mund të mbulohet hapësira prej 5 mijë hektarësh, me shpresë që shpejt të funksionalizohet edhe pjesa tjetër, që janë edhe 4 mijë apo 5 mijë hektarë shtesë deri në 10 mijë hektarë, duke thënë se duhet të kujdesen që për një periudhë 3-5 vjet të shtrijnë në të gjithë hapësirën deri në 30 mijë hektarë, deri poshtë në Prizren dhe Suharekë, ku integrohen të dy sistemet e ujitjes.

    “Nuk ka investim më produktiv, sesa investimi në fushën e bujqësisë, sepse sistemi i ujitjes së tokave bujqësore e rrit produktivitetin e prodhimit bujqësor së paku tri herë krahasuar me produktivietin në toka që nuk kanë ujitje dhe tash me këto zhvillimet ndërkombëtare, me pandeminë, kur sistemi i furnizimit me produkte bujqësore është i penguar dhe i vështirësuar, për shkak të komplet riorientimit të tregtisë globale, është e rëndësishme që ne të kemi prodhime vendore për të plotësuar së paku nevojat vendore dhe të koncentrohemi në ato produkte që vërtet kemi përparësi”, tha kryeministri Hoti, duke e përgëzuar ministrin Mustafa dhe misionet ndërkombëtare, që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës këtë projekt.

    Kryeministri Hoti përgëzoi, po ashtu, edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, kryetarin e Komunës së Rahovecit, komunitetin e fshatit, priftin e fshatit dhe të gjithë kompaninë “Radoniqi” që, siç tha ai, kanë punuar me zell, kur i kanë bërë para 4 vjetësh parametrat kryesor të këtij projekti.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmëruar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se do t’i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, sot pati bashkëbisedim me qytetarët e Osekur të Gjakovës. Haradinaj njoftoi se nga pritja e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugët magjistrale në hyrje Prishtinës nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2024 kanë trajtuar rastet që lidhen me dukurinë e njohur si “Escorta”....
    Vip28 Dhjetor 2024
    Fitimi dhe Sara kanë pasur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, Sara dhe Fitimi folën për ushqimin, karrierën dhe...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Erion Veliaj i është përgjigjur përmes një postimi të gjatë në Facebook, kryedemokratit Sali Berisha, i cili nga selia blu deklaroi pak...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me informacion të rëndësishëm sa i përket votuesve të regjistruar jashtë Kosovës. Të gjithë shtetasit e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vendosur sot gurthemelin e një çerdheje në Rekë-Vatë të Kaçanikut. Pavarësisht kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.