×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryediplomati hungarez: BE ka nevojë për freski, Shqipëria e meriton – ka përmbushur kushtet për anëtarësim

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    “BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që drejton konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

    “E kuptojmë që BE po humbet peshën e tij kur vjen fjala për ekonominë globale, kësisoj kuptojmë që BE ka nevojë për freski, për stimul të ri. Kjo freski energji e re që kemi nevoje, do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor, prandaj duhet të përshpejtohet. Na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë për politikën e zgjerimit, na duhet të kuptojmë që kjo politik ka humbur besueshmërinë. Koha mesatare e pritjes ka tejkaluar 15 vjet, kjo është thjesht e papërshtatshme, na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani!

    Shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë proces mbështetur në merita, por meritat janë. Nëse do shihnim arritjet e Shqipërisë, meritat janë të pranishme. Investuesit hungarez luajnë rol të rëndësishëm në modernizmin e ekonomisë shqiptarë. Nga ana tjetër, Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushtet që ka vendosur BE që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Ky po shndërrohet në zakon nga ana jonë se 14 vjet e gjysmë ishim në këtë pozicion me Kroacinë. Shpresoj që të mos presim deri në presidencën tjetër. Sot folëm për grup kapitujt themelore, janë 6 kapituj qe duhet të negociohet”, u shpreh ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó./TCh

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Nga shtëpia e tij, ku qëndron në arrest prej dhjetorit, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dje në Samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun...
    Të tjera
    Sport15 Tetor 2024
    Përveç ekipit A, edhe Kosova U21 e zhvillon ndeshjen e saj të radhës. Faktikisht, është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar mesazhet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.