×
  • Lajme
  • Lajme

    KRU Gjakova realizon 95 përqind të hyra vjetore, synon furnizim të rregullt me ujë edhe më 2021

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Për kundër pandemisë sivjet Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Gjakova këtë vit ka arrit të realizoi rreth 95 përqind të të hyrave.

    Ndërsa, synon që për vitin 2021 të vazhdoj furnizimin e rregullt me ujë të pijes për konsumatorët e KRU Gjakova.

    Në konferencën për media të fundit për këtë vit, Xhavit Hoxha, drejtor i departamentit të shitjes në KRU Gjakova, ka thënë se përkundër sfidave në pandemi, kjo kompani publike ka furnizuar në mënyrë të rregullt me ujë konsumatorët dhe është mobilizuar edhe për pagesat e faturave për shkak të masave për lëvizjen e qytetarëve në pandeminë COVID-19.

    “Sivjet ka qenë një sfidë e madhe për shkak të pandemisë. Ne si sektor i shitjes jemi mobilizuar, kemi katër njësi. Kështu që jemi mobilizuar të gjithë. Ka pas probleme sa i përket lëvizjes së njerëzve, mirëpo ne si sektor kemi marrë masa dhe kemi bërë porto-arka mobile, ku kemi qenë sa më afër konsumatorëve që t’i kryejnë obligimet nëpër fshatra dhe rrugë në mënyrë që konsumatorët sa më pak të lëvizin. Ndërsa, ne vazhdimisht nuk jemi ndal dhe kemi kryer obligimet që i kemi ndaj konsumatorëve”, theksoi ai.

    Hoxha beson dhe shpreson që realizimi i inkasimit të jetë 95 përqind gjatë këtij viti.

    “Realizmin për sivjet presim të jetë 95 përqind, kështu që ne si kompani mbijetojmë prej amvisërisë, konsumatorë nga industria, kompania ka shumë pakë. Megjithatë dihet se çfarë situate ka qenë në pandemi, me dyqanet dhe hotelet të cilat kanë qenë të mbyllura. Kështu që falë konsumatorëve ne kemi arritur këtë rezultat me konsumatorë shtëpiak. Jemi të kënaqur me pagesat e tyre dhe realizmin që është kryer. Sivjet presim 95 përqind të hyrave në kompani”, tha Hoxha.

    Ai më tej tha se për vitin 2021, synohet që të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijes për qytetarët e Gjakovës me rrethinë.

    “Urojmë që kjo pandemi të përfundojë, obligimin tonë do ta kryejmë për furnizim me ujë të pijes pasi që gjithmonë ka qenë thirrje: “Pastroni duart”. Kështu që është kënaqësi që ne t’iu ofrojmë konsumatorëve këtë produkt jetësor. Pa ujë nuk ka jetë. Kështu që detyra jonë parësore ka qenë furnizimi me ujë që t’i pastrojmë duart më shpesh. Ne jemi të gatshëm që konsumatorëve t’iu ofrojmë ujë të pijes, natyrisht ë presim edhe pagesa prej konsumatorëve që nuk kanë munguar asnjë herë”, pohoi ai.

    Ai në fund tha se sipas një vlerësimi nga Zyra Rregullative e Ujit, është hera e shtatë që KRU Gjakova të shpallet kompania më mirë./FrontOnline/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.