×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroati Davor Stier bëhet shef i delegacionit të PE-së për raportet me Kosovën dhe Bosnjën

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Kryetar i ri i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë do të jetë eurodeputeti nga Kroacia, Davor Stier. Zëvendës të tij do të jenë Laurence Trochu dhe Tineke Strik.

    Lajmin se është zgjedhur në krye të këtij delegacioni për raportet me të dyja vendet ai e bëri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook..

    “Delegacionet do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën dhe përmbushjes së agjendës së reformave. Perspektiva evropiane e Kosovës me mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe zbatimin e rendit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sfidat gjeopolitike me të cilat përballet BE-ja kërkojnë një angazhim më të fortë në Evropën Juglindore. Nga ky këndvështrim, stabiliteti dhe siguria në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë janë të një rëndësie vendimtare”.

    Stier ka lindur më 6 janar 1972 në Buenos Aires. Ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Katolik Papnor të Argjentinës.

    Stier është ish-ministër i Jashtëm i Kroacisë në periudhën 2016-2017. Ai u zgjodh në Parlamentin Evropian në vitin 2024 dhe ishte gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian midis 2013 dhe 2016.

    Ai është pasardhës i emigracionit politik kroat që shkoi në Argjentinë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjyshi i tij nga babai, Ivan Stier, ishte kolonel ustash dhe bashkëpunëtor i Maks Luburiqit, transmeton Klankosova.tv.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë brenda ditës se...
    Lajme01 Tetor 2024
    Qeveria ‘Kurti’ nuk po ua plotëson kërkesat që i kanë tash e disa viteve zjarrfikësve. Njëra ndër to është ajo e shtesave...
    Lajme01 Tetor 2024
    Njëri nga protagonistët e protestës së 1 tetorit, ka kujtuar këtë ditë të madhe me anë të një postimi. Muhamet Mavraj, ka...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari,  ka deklaruar për FrontOnline se nëse ndodh mos përfshirja...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Lëkundje toke janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në zonën jugore të vendit, si në Delvinë dhe Sarandë. Shërbimi europian...
    Lajme01 Tetor 2024
    Një i mitur u arrestua nga policia të hënën. Ai dyshohet se në Kijevë të Malishevës, kishte depërtuar me forcë brenda një...
    Sport01 Tetor 2024
    Sonte do të luhen nëntë ndeshje të xhiros së dytë në garën më të fortë të futbollit evropian. Lojët do të luhen...
    Lajme01 Tetor 2024
    Sot, holandezi Mark Rutte merr një nga postet më të fuqishme në botë – Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës së NATO-s. Megjithatë,...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në fund të muajit që lamë pas  Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rris pagën minimale në 350 euro bruto, vendim ky...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.