Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka paralajmëruar sot “digjitalizimin” e sistemit të policisë dhe vendosjes së kamerave në uniformën e policisë, e cila vazhdimisht do të regjistrojë veprimet e pjesëtarëve të saj.
Ai tha për mediat kroate se regjistrimi i procedurave do të ishte “i mirë për oficerët e policisë, të cilët nëse do të vepronin sipas ligjit, kanë prova për atë”, dhe se do të ishte “mirë edhe për qytetarët, pasi nëse ekziston ndonjë situatë e paqartë, do të kenë prova për të zgjidhur ankesat ose proceset gjyqësore “.
Ministri kroat njoftoi gjithashtu ndryshime në format e kartave të identitetit në përputhje me praktikën e BE për të lehtësuar udhëtimin.