×
  • Opinione
  • Opinione

    Kriza energjetike do e përçajë Evropën

    FrontOnline
    31 Korrik 2022

    Autori është asistent profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Privat të Webster Vienna.

    Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur Putini filloi pushtimin e Ukrainës, por për Evropën, më e keqja nuk ka ardhur ende. Tashmë kompanitë po mendojnë të ndërpresin prodhimin, duke përfshirë shkritoret e aluminit në Sllovaki dhe prodhuesit e fertilizantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Korporatat duhet të planifikojnë në terma afatgjatë dhe kontratat e ardhshme për energjinë elektrike (të cilat supozohet të fiksojnë kostot e energjisë) janë në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, për vitet 2023 dhe 2024.

    Për të ardhmen e parashikueshme, kostot e larta të energjisë do të jenë normalja e re, duke e bërë më të shtrenjtë prodhimin e gjithçkaje, nga ushqimi tek letra, e deri te kimikatet. Për më tepër, nuk është aspak e qartë se deri në çfarë mase do të ketë ujë të ngrohtë, energji elektrike dhe ngrohje në vende si Gjermania, Austria, Italia apo Hungaria – ose si do të reagojë popullsia nëse do të ketë mungesa reale në këto zona.

    Megjithatë, jo të gjitha vendet varen në të njëjtën masë nga Rusia, e cila po bëhet pika më e re e mosmarrëveshjeve brenda BE-së. Në një situatë ideale, 27 shtetet anëtare do të paraqisnin një front të unifikuar, duke u përpjekur të përballonin së bashku krizën e vazhdueshme energjetike. Megjithatë, asgjë nga këto nuk po ndodh në të vërtetë, dhe në një mënyrë ose në një tjetër të gjithë po mbrojnë veten. Hungaria shkoi aq larg sa dërgoi sekretarin e saj të jashtëm në Moskë për të kërkuar vazhdimin e prurjeve të gazit, ndërkohë që solidariteti mes shteteve anëtare ka filluar të dobësohet.

    Propozimi i Komisionit Evropian për të reduktuar sa më shpejt konsumin e gazit me 15% u prit me rezistencë të ashpër nga Portugalia, Spanja, Greqia, Italia dhe të tjerë që varen më pak nga gazi rus dhe mendojnë se po detyrohen të kompensojnë gabimet e të tjerëve, veçanërisht të Gjermanisë. Por duke qenë se marrëveshja bazohet në uljen vullnetare të konsumit të gazit deri në pranverën e ardhshme, njoftimi në thelb është i pakuptimtë.

    Eshtë joreale ideja se çdo qeveri evropiane do të shkaktojë “vullnetarisht” një krizë energjie mbi elektoratin e saj kur nuk është absolutisht e nevojshme. BE-ja dhe anëtarët e saj nuk kanë historikun më të mirë kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave detyruese (thjesht mbani mend klauzolën për borxhin sovran të shteteve gjatë krizës globale financiare 2008-2010), kështu që ka edhe më pak gjasa që një marrëveshje vullnetare të jetë shumë efektive.

    Me inflacionin e shfrenuar në Eurozonë, Banka Qendrore Evropiane do të detyrohet të rrisë normat e interesit, gjë që do të krijojë kushte të ngjashme me vitin 2010 dhe mund të zhysë Evropën Jugore në një krizë të re borxhi sovran. Dhe përsëri, ka shumë të ngjarë që Gjermania të jetë ajo që do të duhet të marrë drejtimin në mbajtjen e Eurozonës të bashkuar. Megjithatë, pyetja është: a do të ketë Berlini ende burimet për ta bërë këtë, nëse ekonomia e tij është në recesion?

    Fuqia ekonomike gjermane po dobësohet dhe me bazën industriale duke u dobësuar si dhe popullsinë më të varfër, gatishmëria për të mbështetur anëtarët e tjerë të Eurozonës do të jetë më e kufizuar. Kjo nuk është një recetë për stabilitet dhe duket më e mundshme që solidariteti evropian tashmë e ka lënë pas pikën e vet më të lartë.

    Nga Rubrika
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Të tjera
    Vip07 Janar 2025
    Gresa e ka ngacmuar Drilonin me fjalë, derisa ky i fundit ishte duke ushtruar. Ajo i ka thënë atij që pasi nuk...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.