Rritja a pa kontroll e çmimeve të artikujve esencial të shportës familjare pra ushqimeve, të energjisë, karburanteve, me një fjalë kostos se jetesës, janë pasoj direkte e keqmenaxhimit dhe e keqqeverisjes dhe hajnisë se kësaj qeverie. Një mori artikujsh themelor edhe stratrgjik si energjia nuk ndërlidhen me krizen globale, as e pengojnë qeverinë që përmes politikave fiskale ta mbajnë situaten sociale dhe tregtare nën kontroll.
Kjo qeveri po keqmenaxhon që një vite prej marrjes se qeverisjes por faktikisht që nga 6 Tetori i 2019s, kur faktikisht këta njerëz janë në pushtet, me një shkëputje në vitin 2020, ajo në 52 ditshin e qeverisjes instaluan paditurin , nepotizmin, urrejtjen dhe keqqeverisjen në Kosovë. Pra, kjo qeveri këta njerëz tash e tri vite janë pushtet faktik dhe Kosova në asnjë parametër nuk eci përpara.
Por, pas një viti qeverisje intensive me të gjitha kapacitetet institucionale, situata ka eskaluar ne të gjithë sektorët deri ne padurim, prandaj i propozoj që qeveria e Kosovës të marrë masat urgjente, së pari, urgjentisht të rritë rezervën shtetërore në drithëra, artikuj elementar, dhe karburante duke eliminua procedurat burokratike, me një transparencë të theksuar, me oferta të hapura nga tregtarët dhe bizneset tona që do i bëjnë, apo me marrëveshje bilaterale me shtete eksportuese që mund t’i bëj qeveria, burimi i financimit të kësaj rezerve duhet të jet nga: shkurtimi i investimeve kapitale në infrastrukturë jo të domosdoshme; blerja e obligacioneve në trustin pensionale apo edhe nga fondi i likuidimit të ndërmarrjeve të privatizuar pra fondin e mirëbesimit.
Së dyti, qeveria menjëherë të heqë TVSH për artikujt baze dhe ta heq akcizën për bujqësi dhe për prodhimtari duke përfshi edhe kompanitë që janë duke ekzekutuar punë publike, për shembull nëse një kompani sot ka marr një tender publik për ndërtimin e një ure, një rruge, një shkolle me çmime të Dhjetorit 2021, ta zëmë në naftë, me çmimet e vitit 2022 do të falimenton dhe nuk mundet me zbatua kontratën dhe kështu do jetë demi i shumëfishtë. Prandaj, këtyre kompanive duhet me ju ndihmua.
Se treti, urgjentisht të gjinden fondet nga ministria e financave dhe Kosova në bashkëpunim me aleatë të blej armatim defensivë si, atintankë dhe mjete kundërajrore që mund t’i përgjigjën agresionit nga ndonjë ushtrie fqinje.
Të rrite gatishmërinë duke i thirrur rezervistët e FSK në trajnime dhe ta ketë të gatshëm planin e mobilizimit.
Të thërret veteranet e luftës/vullnetarët, për gatishmëri me një plan konkret mobilizimi (unë jam i bindur se veteranët do të jenë në ballë, sa të lëshohet kushtrimi).
Po ashtu, Agjencioni për Menaxhimin e emergjencave, duhet të jetë në gjendje gatishmërie duke e bërë furnizimin e mjaftueshëm të njësive me pajisje në rast të ndonjë krizë.
Se katërti, të bej plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për pjesëmarrje në lufta të huaja.
Lufta në Ukraine është edhe luftë e jona dhe botês demokratike, sepse aty po mbrohet liria aty po mbrohet një shtet evropian aty po mbrohet qytetërimi perëndimor.
Por, kjo qeveri me mos marrjen e masave për krijimin e rezervave shtetërore, është duke e rritur panikun në popull dhe kjo po krijon edhe rritje artificiale të çmimeve.
Kjo nuk po behet pa qellim!
Sepse mallrat me Akcizë dhe TVSH të lartë, qeveris i krijon mundësi me propagandua se qeveria po i rrite të hyrat, kurse e vërteta është se qeveria po e vjedhë popullin dhe po e varfëron shtetin.
Sepse, sa me i lart çmimi i naftës, akciza është me e madhe.
Sa me i lart çmimi i vajit, TVSH me e madhe.
Në vend që të hyrat e mëdha të qeverisë të përkthehen në standard të lartë jetësor, po ndodh e kundërta nga të hyrat e mëdha të qeverisë, po varrohet populli.
Pra, mallrat me akcizë dhe TVSH të lartë qeveris i krijojnë mundësi me propagandua se qeveria po i rrite të hyrat nga inkasimi i tatimeve në ATK e Dogana, por e vërteta është se qeveria veç po e vjedh popullin dhe po e varfëron shtetin.
Në Kosovë nuk ka matje reale për vlerën e Inflacionit. Ndaj kur thonë që në Kosovë vlera inflacionit është rritur, veç sa hamendësohet, ndaj dhe kjo ka ndikuar që të aktivizohen rrjeti i organizuar kriminal që përfitoj me rritje enorme të çmimeve me rritjen e kërkesës dhe duke e zvogëluar ofertën.
Prandaj, i sugjeroj qeverisë të nxjerrë në teren inspektorët përkatës.
Edhe sa i përket naftës, sipas Trading Economics për momentin 1barrel naftë – 159L kushton 108$ nga 125$ sa ishte dje në mëngjes, ndaj kjo duhet ta shkaktoj rënien e çmimit të naftës. Nëse kjo nuk po ndodhë atëherë janë duke vjedhur dhe prokuroria duhet të hetojë menjëherë vjedhjet masive që janë duke ju bërë qytetarëve të Kosovës dilerët e e trdgut të lidhur me shtetin. E njejta situatë është me çmimin e vajit, kompanitë që kan stoqe malli të mëhershme, të blera me kosto që plotëson marzhen e fitimit për kompanitë tregtare apo prodhuese, t’iu lejohet shitja me çmimin që kanë ofertuar në treg 1.99e për litër vaji. Këtë shembull duhet ta ndjekin dhe kompani të artikujve themelor apo strategjik, që kan pasur stoqe. Veprimi i qeverisë nfaj tyre, në këtë kostelacion, mund të interpretohet si tendencë e diciplinimit politik/partiak!
Ua kam thënë se doktrina juaj është “varfëro popullin, për ta sunduar më lehtë”! Këtë po e bëni! Por me këtë po rrezikoni të bëheni kryeministri dhe qeveria e parë që do rrëzohet me revolta popullore.