×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kritikat për Kodin Penal, Meta: Pseudo-intelektualët të lexojnë ligjin danez

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Librit ka reaguar ndaj atyrë që ai i ka quajtur “pseudo intelektualë” për kritikat ndaj miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal për çështjen e pandemisë.

    Kreu i Shtetit siguroi të gjithë kritikët që ligji i miratuar ka të përfshira propozimet e tij dhe në përgjithësi ai është bazuar në ligjin danez.

    Reagimi i Presidentit Ilir Meta

    Sot është një ditë e rëndësishme, Dita Ndërkombëtare e Librit.

    Por fatkeqësisht ka disa “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, të cilët jo vetëm kanë harruar të lexojnë libra, por as duan të lexojnë e të kuptojnë vendime të thjeshta, por tepër të rëndësishme për jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në këto momente të vështira pandemie.

    Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuara publikisht nga Presidenti i Republikës.

    Dhe meqënëse janë kaq të brengosur për cenimin e të drejtave të njeriut, po citoj vetëm dy nene, të një vendi që e kam për zemër si kampion të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe që shpiku institucionin e Ombudsmanit (Avokatit të Popullit), si Danimarka:

    2. Nëse sëmundja është e tillë që, sipas ligjit, plotëson kushtet për trajtim nga shëndeti publik ose në kohën kur kryhet vepra po trajtohet si e tillë, ose nëse masa të veçanta janë marrë nga shteti kundër sëmundjes, dënimi është burgim deri në 6 vjet.

    1. Personi i cili, për qëllime përfitimi, ose me dashje ose për shkak të një neglizhence të ngjashme, vë në rrezik kërcënues jetën apo aftësinë fizike të të tjerëve, dënohet me burgim deri në 8 vjet.

    Pra të dashur “armiq” të librit, megjithëse leximi i librit është një mundim shumë i madh për ju, besoj se këto dy rreshta do gjeni kohë t’i lexoni.

    Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve, duke vendosur për këtë çështje madhore një standard si të Danimarkës.

    Ah sikur të kishim në çdo fushë standarde të tilla….

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.