×
  • Lajme
  • Lajme

    Krejt çka dihet deri më tani për vra*sjen e dyfishtë në Stanoc

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Nexhmije Haradini mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.

    Lajmin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Siç njoftoi Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare, dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe vetën.

    Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, përcjell Klankosova.tv.

    Lidhur me vdekjen e Haradinit reaguan edhe të afërmit e saj. Fillimisht deklaratë për media dha familjari, Rrahim Ajeti.

    Ai bëri të ditur se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.

    Detaje të reja: Dyshohet se vra*sja në Stanoc ndodhi për shkaqe xhelozie për vendin e punës

    Ndërsa theksoi se e ndjera kishte qenë një grua shembullore.

    “Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

    E përmes një postimi në rrjetin social, Facebook reagoi edhe i biri i të ndjerës.

    Haradini publikoi një fotografi me nënën ku shkroi:  “Inshallah në xhehnet, nana jem”.

    “Inshallah në xhehnet nana jem”, reagon djali i gruas së vra*rë në Vushtrri

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci gjatë një interviste në emisionin Context, e ka pranuar se vëllau i tij...
    Lajme25 Mars 2025
    Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas burimeve të Nacionales, pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bajram Kelmendi”...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...
    Lajme25 Mars 2025
    Një vrasje e dyfisht dje ka tronditur Vushtrrinë, ku mbeti e vrarë një grua 42 vjeçare dhe dorasi pastaj vrau veten. E...
    Lajme25 Mars 2025
    Derisa Kosova po has në vështirësi për t’u konsoliduar dhe për t’iu dhënë epilog problematikave që i ka barrë mbi shpinë, sikurse...
    Lajme25 Mars 2025
    Një rast jashtëzakonisht i pazakontë u zbulua kur planet ushtarake të SHBA-së u bënë të ditura një gazetari. Planet për sulmet kundër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.