×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: VV po e instrumentalizon Murat Jasharin që ta thellojë edhe më shumë përçarjen

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Jakup Krasniqi thotë se mbështetë propozimin e Vetëvendosjes që Murat Jashari të jetë kryeministër, mirëpo jo për qeveri tranzitore por për mandate të plotë.

    Në të kundërtën, thotë Krasniqi, “propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes”.

    Shkrimi i plotë:

    Në këtë fazë të zhvillimeve politike që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi lidhur me krijimin e qeverisë së re të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Zonja Vjosa Osmani doli me idenë një “qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjet e reja, që do të udhëhiqej nga një figurë unifikuese mbi-partiake”.

    Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu deklaroi se e mbështetë idenë e zonjës Osmani nëse në krye të qeverisë vjen Murat Jashari si kryeministër. Përveç faktit që Murat Jashari është jurist i shkëlqyer, ai është përfaqësues dinjitoz i familjes emblematike të Jasharëve Legjendar. Në cilësinë e juristit, ai është një personalitet që posedon aftësitë profesionale që të përfaqësojë institucionet e shtetit të Kosovës në nivelin më të lartë. Prandaj, çdo propozim që do t’i jepte mandatin e plotë qeverisës Murat Jasharit ne do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve. Mirëpo, as në cilësinë e doktorit të shkencave juridike, as në cilësinë e përfaqësuesit të familjes legjendare Jashari të Prekazit, nuk është serioze t’i propozohet Murat Jasharit një funksion tranzitor unifikues.

    Mendojmë se është moment i duhur që propozimi për Murat Jasharin si kryeministër të Kosovës të jetë propozim për një apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë. Në të kundërtën, propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.