×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Vidovdani dhe politika gjenocidale serbe

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, duke u lidhur me tubimin e djeshëm në Gazimestan, shkroi se askund më shumë në Evropë sesa në Ballkan nuk ka nevojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme për zhvillim e mirëkuptim porse paqja e mirëfilltë nuk mund të ndërtohet pa ndëshkimin e atyre që kanë kryer gjenocid të vazhdueshëm ndaj fqinjëve, veçanërisht në Kosovë.

    Sipas Krasniqit, pa ndëshkimin e atyre që e mbajnë të gjallë edhe sot këtë frymë politike asgjësuese paqja është një iluzion.

    Ai shkruan se logjika e Vuçiqit dhe e gjithë aparatit shtetëror serb, logjika e akademikëve dhe e drejtuesve të Kishës Serbe, po u tregon të gjithëve se nuk është logjikë e paqes, e zhvillimit dhe e mirëkuptimit.

    Për ndodhitë e fundit, Krasniqi thotë se do të duhej të sillte një frymë të re politike në Kosovë, porse fatkeqësisht kjo frymë është duke munguar në çdo komunitet të organizimit shoqëror në Kosovë dhe përtej saj.

    “Shfletimi i të gjitha formave të informimit e të komunikimit nder shqiptar e konfirmon pa pjekurinë e komunikimit politik në hapësirën shqiptare. Le të shpresojmë për një kthjellje politike te shqiptarëve ne udhëheqje?!”, shkruan ndër të tjera Krasniqi.

    Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

    Tubimi i djeshëm në Gazimestan konfirmoi për të satën herë se mungesa e konflikteve të armatosura nuk nënkupton me automatizëm paqen e qëndrueshme në Ilirik. Askush nuk mund ta mohojë se gjatë gjithë këtyre viteve të lirisë e të pavarësisë Kosova ka qenë dhe është edhe sot e interesuar për paqe të drejtë e të qëndrueshme në këtë gadishull europian.

    Por paqja e mirëfilltë nuk mund të ndërtohet pa ndëshkimin e atyre që kanë kryer gjenocid të vazhdueshëm ndaj fqinjëve dhe popullsisë jo serbe në këtë pjesë europiane, veçanërisht në Kosovë, meqë jemi tek Vidovdani!

    Pa ndëshkimin e atyre që e mbajnë të gjallë edhe sot këtë frymë politike asgjësuese paqja është një iluzion. Politikat në Kosovë, në BE dhe ajo e SHBA-ve duhet të jenë të përgjegjshme se strukturat politike të regjimit aktual të Beogradit, Kisha Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë janë jo vetëm larg njohjes së krimeve që shteti i tyre u ka shkaktuar shqiptarëve, por edhe larg angazhimeve që përgjegjësit e krimeve të dalin para drejtësisë.

    Në vazhdimësi, sidomos në ditën e Vidovdanit, kjo frymë përcillet sikur një pllakë e stërvjetruar gramafoni. Ky rast, kjo frymë, pra u jepet për çdo Vidovdan, ashtu sikurse ndodhi edhe këtë vit.

    Për këtë arsye, ndërtimi i paqes së drejtë në këtë pjesë të Evropës ende nuk shihet në horizontin politik edhe për faktin se krimi po kërkohet jo atje ku duhet. Pa dyshim që kjo është pasojë e mosndëshkimit të gjenocidit që shteti i Serbisë jo vetëm një herë ka kryer në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë! Ç’paradoks?! Logjika e vjetër mbisundon në institucionet e reja të shtetit serb, në Akademinë Serbe të Shkencave dhe Kishën Serbe.

    Dhe kjo logjikë e vjetër serbe, kjo strategji që predikohet nga instancat e larta vendimmarrëse serbe nuk mund të prodhojë paqe e mirëkuptim, pos kërcënimeve të reja për paqen europiane! Kjo logjikë me bazë mitomane (lexo: shoviniste) serbe ishte e është pengesa kryesore për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe rrezik për konflikte të reja edhe përtej hapësirave te ish-Federatës Jugosllave. Kujtojmë pikërisht ditën e Vidovdanit në Sarajevën e 1914-tës dhe ajo që u prodhua: Lufta e Parë Botërore! Së këndejmi, si toleranca e pafrenuar që u tolerua nga qeveritarët në Kosovë, si toleranca e pakuptueshme që vie nga Perëndimi, si inferioriteti dhe heshtja ndaj kësaj logjike luftënxitëse nuk i kontribuon as ndërtimit të një paqeje të drejtë e as të qëndrueshme. Askund më shumë në Evropë sesa në Ilirik (Ballkan) nuk ka nevojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme për zhvillim e mirëkuptim.

    Paqe e cila do të garantojë siguri, stabilitet, zhvillim e mirëqenie për të gjitha kombet e këtij rajoni, fatkeqësisht të mbetura jashtë BE-së!

    Për t’u krijuar ky realitet i ri duhet një shkurorëzim i plotë i secilit komb nga politikat kërcënuese e luftënxitëse. Por, logjika e Vuçiqit dhe e gjithë aparatit shtetëror serb, logjika e akademikëve dhe e drejtuesve të Kishës Serbe, po u tregon të gjithëve se nuk është logjikë e paqes, e zhvillimit dhe e mirëkuptimit. Fundja, daullet bien për atë që ka vesh!

    Duhet thënë edhe kjo: jo vetëm zhvillimet e Vidovdanit, por edhe zhvillimet tjera të këtij qershori, po tregojnë se një paqe e qëndrueshme në Ilirik ende është larg!

    Kjo që u tha do të duhej të sillte një frymë të re politike në Kosovë, por për ketë frymë a kanë vesh njishat e politikës shqiptare?! Fatkeqësisht kjo frymë është duke munguar në çdo komunitet të organizimit shoqëror në Kosovë dhe përtej saj. Shfletimi i të gjitha formave të informimit e të komunikimit nder shqiptar e konfirmon pa pjekurinë e komunikimit politik në hapësirën shqiptare.

    Le të shpresojmë për një kthjellje politike te shqiptarëve ne udhëheqje?!.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.