×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Sipas modelit të Prizrenit do ta qeverisim edhe Kosovën

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2023

    “Modeli i qeverisjes së mirë lokale në Prizren, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror pas zgjedhjeve të ardhshme”. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së sotshme në qytetin e Prizrenit, ku pa nga afër punët të cilave kryetari Shaqir Totaj me ekipin e tij është duke i kryer në këtët qytet.

    Krasniqi përcolli nga afër punimet në transitin e ri, një projekt infrastrukturor që kishte qenë i bllokuar për më shumë se 15 vite. Gjatë kësaj vizite, Krasniqi mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për revitalizimin  e rrugës “Shuaib Spahiu”, e cila do të lidhet me Shatërvanin, për t’i dhënë një tjetër pamje të bukur Prizrenit.

    Ai tha se ky model i qeverisjes së mirë, të cilën është duke  e aplikuar Totaj, është modeli që PDK i ofron Kosovës.

    “Prizreni, me qeverisjen e kryetarit Totaj, është rikthyer në një model të qeverisjes së mirë. Ky është modeli të cilin ne ia ofrojmë qytetarit të Kosovës edhe në nivelin qendror. Ky është modeli që i duhet Kosovës, i cili, fatkeqësisht, sot po i mungon shumë vendi tonë. Ky është modeli që kryen punë, i mban premtimet dhe është në shërbim të qytetarëve. Këtë model, ne jo vetëm që do ta ofrojmë dhe do ta promovojmë, por edhe do ta zbatojmë në të ardhmen”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

    Ndërsa Totaj, tha se ekipi të cilin ai e udhëheq, është i përkushtuar që të bëjë punë të mira, të transformojë qytetin dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve të Prizrenit.

    “Prizreni është shndërruar në një qytet ku vazhdimisht po punohet. Projekti ynë i radhës është revitalizimi i infrastrukturës së pjesës së vjetër të qytetit. E gjithë kjo pjesë do të lidhet me Shatërvanin, duke u bërë një zonë e bukur turistike. Përmes zhvillimit të turizmit, do të ngrisim edhe ekonominë në qytetin tonë”, ka thënë Totaj, njofton Zyra për Informim e PDK-së.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.