Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj bashkë me ministrin e Tregtisë̈ dhe Industrisë̈, Vesel Krasniqi kanë vizituar disa fabrika në Prizren.
Të dy këta zyrtarë qeveritarë janë ndarë të kënaqur se si po funksionojnë këto biznese, pavarësisht situatës pandemike në vend.
Ministri Krasniqi se në të gjitha këto takime, i ka njfotuar përfaqësuesit e bizneseve për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës ne planin për rimëkëmbje ekonomike.
“Me këtë plan rreth 70% e bizneseve do të përfitojnë mbështetje e cila konsiderohet se do tu ndihmojë që bizneset të vazhdojnë funksionimin. Bizneset shprehen edhe brengat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen. Shpreha gatishmërinë dhe vullnetin që kërkesat e tyre të trajtohen me përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në profilin e tij “facebook”
Tutje ai ka thënë se disa nga bizneset atje kanë arritur ta ruajnë stabilitetin dhe se nuk kanë larguar punëtorë nga puna.
“Kisha kënaqësinë̈ që së bashku me. Zv/kryeministren e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj-Halimi dhe ekipin tim t’i vizitoja disa biznese prodhues në Prizren të cilat pavarësisht situatës së vështire më pandeminë COVID-19 janë duke funksionuar. Kishte edhe prej tyre që kanë arritur ta ruajnë stabilitetin pa shkurtuar numrin e punëtorëve dhe pa pasur nevojë ta ndërpresin prodhimin duke eksportuar shumicën e prodhimit jashtë vendit”, ka shkruar Krasniqi.