×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për sondazhin e VV-së: Përrallave të tyre s’u besojnë më as militantët e tyre

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar sondazhin e fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e që i njëjti nxirrte partinë e Kurtit si fituese absolute.

    Në një përgjigje për GazetaBlic, Krasniqi ka këtë sondazh e ka quajtur përrallë, teksa ka shtuar se kësaj, siç ka thënë ai, s’u besojnë as simpatizantë të Vetëvendosjes.

    “Përrallat e VV-së për numrat e deputetëve nuk i besojnë më as militantët e tyre. Aq më shumë kur vijnë prej atyre që mashtronin opinionin publik me deklarata se kanë ulur papunësinë në mes të pandemisë, kur mijëra qytetarë patën humbur vendet e tyre të punës. Projeksionet e tyre për numër të deputetëve janë po aq të sakta sa pretendimet e tyre qesharake për uljen e papunësisë”, ka thënë ai

    Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka thënë se nga sondazhi i realizuar del se Vetëvendosje do t’i ketë 55 deputetë.Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

    Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Hetem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.