×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet

    FrontOnline
    12 Janar 2025

    Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në qytetin e Ferizajt. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, thanë se vota për Partinë Demokratike të Kosovës do të jetë një votë për një Kosovë më të mirë.

    Kryetari Krasniqi tha se PDK, si parti e së kaluarës sonë të lavdishme, e së tashmes sonë krenare dhe e së ardhmes premtuese për një Kosovë më të mirë, po rikthehet si forca kryesore në vend. “Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës do të vijë vetëm duke u rritur. Partia Demokratike të Kosovës e ka rikthyer pulsin. Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”, tha ai. Lideri i PDK-së ftoi të gjithë të mobilizohen për fitoren e madhe me 9 shkurt. “Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numër 131. Votoni për Bedri Hamzën Kryeministër. Votoni për një të ardhme ma të mirë për secilin prej jush. Nëse ju e bëni këtë, unë ju premtoj, edhe në emër të Bedri Hamzës, që së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë ku ëndrrat tuaja nuk shuhen ende pa nisur, por realizohen këtu, në vendlindjen tuaj. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Jo, jo! Këtu ku jemi sonte, veprat flasin më zëshëm se çdo premtim i yni. Ferizaj është dëshmi e gjallë e asaj që udhëheqja transformuese mund të arrijë. Kryetari juaj, Agim Aliu, është shembull i qeverisjes që e ka qytetarin në qendër”, theksoi Krasniqi. Kreu i PDK-së duke kritikuar Qeverinë Kurti për qindra dështime në katër vitet e fundit, tha se me Bedri Hamzën kryeministër për Kosovën do të nisë epoka e rritjes dhe zhvillimit. “Përballë një grupi mburracakësh jokompetentë, të cilët, jo vetëm që nuk kanë bërë gati asgjë të mirë për vendin dhe qytetarët tanë, por kanë rrezikuar edhe ato të arritura që ne i kemi bërë. Është fatkeqësi që potenciali i Kosovës është shpërdoruar këto katër vjet”, shtoi Krasniqi. Krasniqi tha se vota Bedri Hamzën dhe PDK-në është votë për shpresë dhe një Kosovë ma të mirë. “Modelin e qeverisjes, të cilin Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryetari Agim Aliu e kanë zbatuar në qytetin tuaj, bashkë me Bedri Hamzën, do ta zbatojmë edhe në mbarë Kosovën. Sepse, kjo është ajo që ndodh kur liderët i vënë qytetarët mbi politikën dhe kjo është ajo që Bedri Hamza dhe PDK do ta bëjë për Kosovën”, tha ai.

    Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në qytetin e Ferizajt.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, thanë se vota për Partinë Demokratike të Kosovës do të jetë një votë për një Kosovë më të mirë.

    Kryetari Krasniqi tha se PDK, si parti e së kaluarës sonë të lavdishme, e së tashmes sonë krenare dhe e së ardhmes premtuese për një Kosovë më të mirë, po rikthehet si forca kryesore në vend.

    “Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës do të vijë vetëm duke u rritur. Partia Demokratike të Kosovës e ka rikthyer pulsin. Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”, tha ai.

    Lideri i PDK-së ftoi të gjithë të mobilizohen për fitoren e madhe me 9 shkurt.

    “Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numër 131. Votoni për Bedri Hamzën Kryeministër. Votoni për një të ardhme ma të mirë për secilin prej jush. Nëse ju e bëni këtë, unë ju premtoj, edhe në emër të Bedri Hamzës, që së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë ku ëndrrat tuaja nuk shuhen ende pa nisur, por realizohen këtu, në vendlindjen tuaj. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Jo, jo! Këtu ku jemi sonte, veprat flasin më zëshëm se çdo premtim i yni. Ferizaj është dëshmi e gjallë e asaj që udhëheqja transformuese mund të arrijë. Kryetari juaj, Agim Aliu, është shembull i qeverisjes që e ka qytetarin në qendër”, theksoi Krasniqi.

    Kreu i PDK-së duke kritikuar Qeverinë Kurti për qindra dështime në katër vitet e fundit, tha se me Bedri Hamzën kryeministër për Kosovën do të nisë epoka e rritjes dhe zhvillimit.

    “Përballë një grupi mburracakësh jokompetentë, të cilët, jo vetëm që nuk kanë bërë gati asgjë të mirë për vendin dhe qytetarët tanë, por kanë rrezikuar edhe ato të arritura që ne i kemi bërë. Është fatkeqësi që potenciali i Kosovës është shpërdoruar këto katër vjet”, shtoi Krasniqi.

    Krasniqi tha se vota Bedri Hamzën dhe PDK-në është votë për shpresë dhe një Kosovë ma të mirë.

    “Modelin e qeverisjes, të cilin Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryetari Agim Aliu e kanë zbatuar në qytetin tuaj, bashkë me Bedri Hamzën, do ta zbatojmë edhe në mbarë Kosovën. Sepse, kjo është ajo që ndodh kur liderët i vënë qytetarët mbi politikën dhe kjo është ajo që Bedri Hamza dhe PDK do ta bëjë për Kosovën”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.