×
  • Front TV
  • Front TV

    Krasniqi: Nuk i besoj Gjykatës Speciale, Kuvendi gaboi kur e votoi

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka konsideruar jo serioze arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale në Hagë. Edhe pse Krasniqi është ndër të intervistuarit nga kjo Gjykatë, Krasniqi për Front Online ka thënë që nuk beson në seriozitetin e kësaj Gjykate.

    “Tani kanë ndodhur këto arrestime dhe për mua nuk janë serioze. Kanë kaluar 5 vjet dhe për 5 vjet nëse ka pasur fakte është dashur që të jetë ndonjë aktakuzë e përfunduar bile edhe si gjyq.
    Kështu që unë i kam rezervat e mija të mëdha edhe për këto arrestime”, ka thënë ai për Front Online.

    Krasniqi i cili pohon se në fillim ka qenë kundër krijimit të kësaj Gjykatë për Front Online, tha se Kuvendi i Kosovës ka bërë gabim kur e votoi atë.

    “Qëndrimi im ka qenë kur është biseduar fillimisht dhe atë kohë kam qenë kryetar i Kuvendit dhe kam qenë kundër Gjykatës Speciale. Jo për tjetër por pse në këto hapësira ka qenë një Gjykatë ndërkombëtare ajo e Tribunalit të Hagës e cila është marrë me njerëz nga Kosova dhe me pjesëtarë të UÇK-së. Me pjesëtarët e UÇK-së është marrë edhe administrimi ndërkombëtarë, është marrë edhe EULEX dhe nuk e kam parë të nevojshme që të bëhet një Gjykatë tjetër kur Bashkimi Evropian dhe Perëndimi përgjithësisht e ka pasur një trup që ka pasur mundësi edhe ekzekutive siç është EULEX-i”, ka thënë ai për Front Online, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës ka bërë gabim kur e ka votuar këtë Gjykatë.

    Në anën tjetër për sa i përket dokumenteve të Gjykatës Speciale që rrjedhën në zyrat e OVL-UÇK-së, Krasniqi tha se të njëjtat nuk është dashur që të publikohen, por të dërgohen në institucionet përkatëse për hetim.

    “Në rend të parë unë konsideroj që ndoshta shoqata e veteranëve është dashur që t`i adresojë në institucionet e shtetit ato dokumente dhe jo të merret ajo me to, sepse tek e fundit Kosova i ka institucionet e veta. Në anën tjetër duhet vërtetë duhet të merret përgjegjësi për të zbuluar burimin se prej nga kanë dal ato dokumente jo ata që u janë dërguar atyre. Këtu përgjegjësia është dashur të jetë e institucionit dhe unë nuk e di se cili është ai institucion të cilit i kanë rrjedhur dokumentet por jo Shoqata e Veteranëve të UÇK-së”, ka thënë ai. /Front Online

     

    https://www.youtube.com/watch?v=7pKLJFCOPYI&feature=youtu.be

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Front TV25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Front TV25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit...
    Sport26 Prill 2024
    Liga Premier ka dhënë paralajmërimin e qartë se kur do të mbahet seanca lidhur me 115 akuzat e Manchester Cityt. Në shkurt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.