×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Në veri nuk do të ketë më mundësi të lehta që grupet kriminale të vendosin barikada

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, pas vizitës së sotme në veri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lëviz lirshëm.

    E sipas tij, që pas datës 5 nëntor siguria në veri është më e madhe.

    Shtyerjen e zgjedhjeve të veriut Krasniqi e cilëson pozitive pasi i’u dha mundësia dialogut dhe pastaj marrëveshjes së Brukselit.

    “Me 14 nëntor presidentja Vjosa Osmani, i shpall zgjedhjet e reja më 10 dhjetor shtyhen zgjedhjet, me kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë dhe një shtyerje e zgjedhjeve ndodhi, mirë që ndodhi sepse i dha mundësi dialogut, pas këtij procesi kemi pasur marrëveshjen bazë të Brukselit dhe Aneksi i Implementimit të tij i Ohrit,”tha Krasniqi në Debat Plus.

    Veriu tashmë sipas Krasniqit, kontrollohet dhe ka informacione të shumta e poashtu edhe është në vazhdimësi të krijimit të rrugëve të reja.

    “Më 10 dhjetor u vendosën barikadat më urdhër të Beogradit në veri që i kontrollonte Goran Rakiqi, më 28 dhjetor presidenti i Serbisë urdhëron heqjen e barikadave, kur e pa se ska më ku të shkojë, dhe kemi pas situata edhe më të ndërlkiuara me vendosjen e kryetarëve në zyre, dhe sulmin e grupeve kriminale ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës mirëpo barikada në veri më nuk kemi pasur.”

    Megjithëse Krasniqi u shpreh se nuk mund të ketë më vendosje të barrikadave në veri ai prapë nuk e përjashtoi mundësinë që dikush mund të tentojë t’i vendos ato.

    “Unë mendoj që nuk do të ketë më mundësi të lehta që të organizohen më grupet kriminale sikur më herët të vendosin barikada,” tha ai

    Por ai u shpreh i sigurt në përgjigjen pozitive dhe efektive nga forcat e Policisë së Kosovës dhe forcat tjera.

    “Përtej marrëveshjes së Brukselit dhe aneks marrëveshjes së Ohrit Lista serbe nuk regjistrohet në zgjedhjet e parapara dhe kjo krijoi një situatë që u shtye nga KQZ-ja edhe njëherë afati për regjistrimin në pjesëmaarrrje të zgjedhjeve të partive të politike dhe prap nuk morën pjersë dhe ne organizuam zgjedhjet që janë të bnazume në kushtetutën e Kosovës mirëpo që nga fillimi kemi pranu që legjitemiteti I tyre ëshëtë ai që është për shkak të numrit të vogël të pjesëmarjes,” shtoi Krasniqi.

    “Kemi realitetin e ri 4 kryetar të komunave dhe me 26 dhe 25 maj këta kryetarë dhanë betimin dhe i vendosem në zyret e komunës.”

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.