×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kemi hyrë në fazën e re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve.

    “Sot kemi 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Debat” të RTK-së.

    Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore dhe se po bëjnë maksimumin të ofrojnë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar.

    Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.