×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, pas deklaratës së këtij të fundit se Kurti po synon ta shkatërroj PDK-në. Krasniqi tha se PDK-ja është duke funksionuar vetëm me agjendën e saj.

    “Nuk jemi ne fëmijë me na mashtru Albini. Në analiza është më ndryshe. Ne me zotërinë Haradinaj e kemi pasur edhe listën e përbashkët, nuk e kemi absorbu njëri-tjetrin. Ky prapë i ka votat e tij, PDK-ja i ka të vetat, e le më që nuk ka kurrfarë koalicioni. Te LDK-ja nuk i ka absorbu Kurti, por i ka absorbu Vjosa Osmani, sepse kandidatja e LDK-së, që e ka pasur rezultatin më të madh LDK-ja me të, ka shku ia ka udhëheqë listën Kurtit. Gjërat janë pak më të qarta dhe më të thjeshta dhe në fund të fundit më takon mua dhe lidershipit të PDK-së me i bartë dertet e PDK-së dhe ne tjetër punë nuk kemi. Unë nuk i frikësohem Albin Kurtit, bash hiç, as politikisht as në asnjë formë. Jam ulë me Kurtin me e pru kërkesën time të zgjedhjeve”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

    Tutje Krasniqi tha se PDK-së nuk i interesojnë arsyet e Kurtit për shkuarje të zgjedhje të parakohshme.

    “Ne jemi në politikë, kemi lexime të caktuara të situatës, qëllime politike, veprime dhe nëse qëllimet politike të PDK-së të shprehura që 10 muaj e ca, sot vjen Albin Kurti, për arsye që mua nuk më interesojnë, dhe në një formë ose tjetër futet te ky qëllim thotë jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje, ashtu siç ne kemi kërkuar qe 10 muaj unë nuk duhet me i ndryshu qëndrimet se frikësohem prej Albin Kurtit, se nuk frikësohem prej tij”, tha Krasniqi.

    Krasniqi thotë se mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.

    Ai tha se vendi ka nevojë që zgjedhjet e reja të mbahen sa më parë, prandaj PDK ka shprehur gatishmërinë që kjo të bëhet e mundur në cilido opsion.

    “Kemi preferuar dorëheqjen, por në mungesë të dorëheqjes, apo mocionit për çka duhen votat të cilat ne si opozitë nuk i kemi,  ne kemi shprehur gatishmërinë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, sepse kemi konsideruar dhe konsiderojmë që më e rëndësishme është që qytetarëve t’u kthehet mandati i qeverisë, sesa të mendojmë për formalitete të cilat janë ndonjëherë më shumë simbolike, sesa substanciale. Besoj se në Kosovë i kemi provuar të gjitha opsionet, dorëheqjen e kryeministrit, shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e Kuvendit, unë i ftoj analistët që ta bëjnë vlerësimin e tyre, besoj se edhe për këtë ka për të pasur  vlerësime të ndryshme se sa e kanë ndikuar format e shkuarjes në zgjedhje rezultatin zgjedhor”, tha Krasniqi.

    I pari i PDK-së tha se subjekti që ai drejton sheh mundësi reale që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Preferimi ynë ka qenë që Kurti të japë dorëheqje për shkak të problemeve të cilat ia ka sjellë Kosovës në të gjitha fushat, megjithatë në shkurt të këtij viti ne kemi pasur po ashtu një mbledhje të rëndësishme të këshillit drejtues ku e kemi fuqizuar edhe njëherë kërkesën dhe qëndrimin tonë. Bile kemi marrë vendime të cilat kanë qenë të ndërlidhura me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. Pra për PDK-në diskutimi për zgjedhje jo që nuk është i rastësishëm apo i papritur, por na vjen mirë që kërkesa jonë e shprehur në vazhdimësi dhe në konsistencë nga korriku i vitit të kaluar ka marrë seriozitet” tha Krasniqi.

     

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka reaguar pas shkrimeve në disa mediume serbe se kinse janë keqtrajtuar disa të rinj serbë në Leposaviq. Organet...
    Lajme16 Qershor 2024
    Serbët në Kosovë duhet të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci, tha kryetari i Këshillit Popullor Serb përfaqësuesi i serbëve në...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit për çka tha se kjo festë e...
    Të tjera
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e Paqes për Ukrainën e ka takuar dje homologun e saj malazez Jakov...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram. Kurti...
    Lajme16 Qershor 2024
    Me padurim dhe me emocione të mëdha një numër i madh i besimtarëve myslimanë sot u zgjuan herët për të shkuar në...
    Lajme16 Qershor 2024
    Në mesin e shumë personaliteteve, sot me rastin e Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e vizitoi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,...
    Lajme16 Qershor 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram apo siç njihet edhe ndryshe “Bajramin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.