×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Fuqizimi i grave në vendimmarrje, të jetë prioritet në Kosovë dhe Shqipëri

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe Kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian, Jorida Tabaku, ku u diskutua për fuqizimin e grave në vendimmarrje.

    Krasniqi theksoi rëndësinë e pranisë së grave në politikë si një tregues të progresit të bërë nga Kosova dhe Shqipëria.

    Ajo theksoi se angazhimi duhet të vazhdojë për të avancuar pozitën e gruas dhe për të inkurajuar vajzat e reja që të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes.

    Deputetja kërkoi që buxheti i Republikës së Kosovës të reflektojë aspektet gjinore, duke kontribuar në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.Ajo shprehu falënderime për UN Women Kosovo për organizimin e këtij eventi, i cili kishte në fokus buxhetimin gjinor si një mjet thelbësor për avancimin e pozitës së grave.

    Ky diskutim vjen si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë për të gjitha gratë.E plotë:

    FUQIZIMI I GRAVE NË VENDIMMARRJE TË JETË PRIORITET NË KOSOVË DHE SHQIPËRIMe znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian kolegët deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës diskutuam për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe shkëmbyem përvojat në këtë drejtim.

    Potencova se prania e një grupi të konsiderueshëm të grave deputete sot këtu, është dëshmi e progresit që Kosova dhe Shqipëria kanë bërë në këtë drejtim. Mirëpo nuk duhet ndalur dhe duhet vazhduar përpjekjet për avancim të pozitës së gruas dhe të shërbejmë si shembull për vajzat e reja që të bëhen pjesë e vendimmarrjes.Në veçanti, ne si deputetë duhet të sigurojmë që buxheti i Republikës së Kosovës të miratohet duke marrë parasysh aspektet gjinore në secilën kategori si dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm.

    Falenderoj UN Women Kosovo për organizimin e këtij eventi me fokus në buxhetimin gjinor si mjet për avancim të pozitës së gruas.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në...
    Lajme30 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas dështimit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që...
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot në Tiranë me lidershipin politik dhe ushtarak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga PDK, Ferat Shala, e konfirmoi për FrontOnline  shqetësimin e ZRRE-së, duke theksuar se nuk janë bërë investime kapitale në sektorin...
    Sport30 Shtator 2024
    Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe. Në fjalimin e tij,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas dështimit të ekzekutivit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.