×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Afrim Bunjaku ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka bërë homazhe te varri i tij.

    Ai ka vlerësuar se Bunjaku ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së palëkundur ndaj atdheut.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Afrim Bunjaku përballë terroristëve mbrojti tokën e Kosovës.

    “Sot, në njëvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Heroit Afrim Bunjaku, për të nderuar sakrificën e tij sublime, vizituam familjen Bunjaku dhe bëmë homazhe pranë varrit të tij në Samadrexhë të Vushtrrisë. Guximi vetëmohues i Afrimit në shërbim të atdheut, ka gdhendur përgjithmonë emrin e tij në zemrat e popullit të Kosovës. Afrimi, më shumë se zyrtar i Policisë së Kosovës, ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së palëkundur ndaj atdheut. Përballë rrezikut kundër terroristëve në Banjskë, ai qëndroi i vendosur për të mbrojtur tokën për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë ndër breza”, ka shkruar Krasniqi.

    Sipas tij, Kosova është e lirë falë heronjve si Afrim Bunjaku.

    “Në njëvjetorin e këtij sulmi terrorist mbi shtetin e Kosovës, tashmë edhe pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, Serbia duhet të detyrohet që t’i dorëzojë kriminelët serbë që kanë gjetur strehim atje, për të dhënë llogari para drejtësisë sonë. Sot, krahas nderimit për Afrimin, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për familjen Bunjaku, dhembjen e së cilës e ndanë secili qytetar atdhedashës i shtetit tonë. Kosova – e lirë dhe e përjetshme falë heronjve si Afrim Bunjaku. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Klinë. Këtë për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe në ndertim të heroit dhe rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra një vit...
    Lajme24 Shtator 2024
    Në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë është publikuar një video që thuhet se është bërë më 24 shtator 2023 në...
    Të tjera
    Vip24 Shtator 2024
    Megi Pojani, është moderatorja që përballet me tepër me kritika në lidhje me publikimet që ajo bën në rrjetet sociale. Ajo është...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim...
    Lajme24 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës dje në mbledhje ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban- Banjskë, ta emërtojë ‘’Afrim Bunjaku’’. Ky segment u...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies. Krasniqi ka publikuar pamje nga...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, që u vra një vit...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për Financial Times për Veriun, Dialogun e raportet me aleatët Duke folur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.