Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është votuar për decertifikimin e Agim Elezit, për kandidimin në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Me vota unanime, Elezi u votuar që të mos jetë më kandidat i subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Pika të tjera të rendit të ditës ishin:
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në
vendvotime.
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për numrin e vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mos përfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vlerësimin e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike që kanë numër të vogël të votuesve të regjistruar.
3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të verifikimit të votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës.
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të QV-së 1710 komuna Pejë.