×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ vendos të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka rekomanduar Sekretariatit të këtij institucioni që të sjell një vendim për shkatërrimin e materialeve zgjedhore edhe të zgjedhjeve që janë mbajtur në vitin 2010, meqë siç tha ajo, në dhjetor të këtij viti parashkruhen të gjitha lëndët që nuk janë përfunduar.

    Në mbledhjen e sotme, KQZ ka votuar që të asgjësojë fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme që kanë mbetur pa u plotësuar, ato të dëmtuara, libra të votimit, vula zyrtare e të tjera, që janë nga zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2009.

    “Këto materiale janë asgjësuar shumë moti, janë ato që kanë qenë objekt i hetimit në vitin 2007 për zgjedhjet e vitit 2007, të vitit 2009 e shumë shpejt unë i kisha rekomanduar sekretariatit që të komunikoj me Këshillin Gjyqësor dhe ta kemi një vendim për shkatërrimin e materialeve zgjedhore të cilat janë ruajtur për zgjedhjet e vitit 2010 sepse ato me 12 dhjetor të këtij viti parashkruhen. Të gjitha lëndët të cilat kanë mbetur ende pa u përfunduar parashkruhen sepse kalon afati dhe parashkrimi absolut arrihet pra afati prej 10 viteve kështu që ato të gjitha duhet të shkatërrohen me vendim apo pa vendim të KQZ-së sepse janë të parashkruara. Kërkoni nga KGJK ka qenë në atë kohë në fuqi ligji ku vepra penale ka mundur të dënohet me më shumti 5 vite”, tha Daka.

    Ndërsa bëri të ditur se do të ruhen materialet që janë të papërdorura.

    “Me këtë vendim asgjësohen materiali zgjedhor dhe ato janë fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme që kanë mbetur pa u plotësuar, të zbrazëta të dëmtuara, kopja dhe origjinali të përputhjes të të dhënave dhe rezultatet dhe kopjet e tyre, lista e gjerë e komunave, lista përfundimtare të votuesve, librat e votimit, votimet e papërdorura , fletëvotime me kusht, vulat zyrtare, ndërkaq do të ruhen materialet që janë pako të votimit, materiali i papërdorur zgjedhor, vula zyrtare do përdoren në të ardhmen , dosjet e formularëve të rezultateve, zarfet e bardhë”, tha ajo.

    Zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 29 nëntor në Podujevë, ishin paraparë të mbahen më 15 mars këtij viti, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ato janë shtyrë.

    KQZ sot ka votuar edhe për ndërrimin e vulës për këto zgjedhje, ku anëtari Alim Rama bëri të ditur se kjo bartë koston prej 500 euro.

    “Vula përbënë datën e 15 marsit që janë përdorur për vendvotime dhe për qendrat e votimit, kështu që Këshilli rekomandon ndërrimin e datës për Podujevë, pagesa shtesë prej 500 eurosh”, tha Rama.

    Por, kryetarja e KQZ-së nuk votoi për një gjë të tillë, meqë sipas saj, është shpenzim i panevojshëm dhe mund të përdoret vula e vjetër sepse ajo nuk është shfrytëzuar në mars.

    “Edhe pse mua më duket e panevojshme gjithsesi është vendim e rekomandimi i Këshillit, për mua është e panevojshme sepse ato vula nuk janë përdorur”, tha Daka.

    Por, sipas anëtarëve të KQZ-së, vula duhet të ndërrohet meqë ka qëndruar për gjashtë muaj në depo ku nuk ka qenë e siguruar nga Policia e Kosovës.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.