
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës të mbajtur, ka marr vendim që votat që vijnë nga diaspora të jenë nën përcjelljen e policisë, pasi dyshohet për keqpërdorim, pas qarkullimit të videos në rrjetet sociale. Po ashtu u certifikuan edhe 2799 vëzhgues nga OJQ-të dhe mediat
“Sot rekomandojmë certifikimin e 2799 vëzhguesve, akreditimin e OJQ-ve vendore nga kontakt plus radio, 10 nga telegrafi. Lista serbe 22 vëzhgues, me këtë janë 382 vëzhgues të akredituar Afati për akreditim është deri këtë të premte, ora 18:00”, tha Yll Byleshkaj, drejtor ekzekutiv i zyrës për regjistrim të Partive Politike dhe certifikim.
Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, tha se kanë shyrtuar edhe disa kërkesa të partive politike për zëvendësimin e anëtarëve.
“Këshilli e ka shqyrtuar kërkesën e PDK- për zëvendësimin anëtarit në komunën e Vitisë e Hazir Mala. Në Ferizaj, Nisma ka kërkuar zëvendësim. Këshilli rekomandon që Arlind Berisha të emërohet anëtar në këtë komunë. Çdo material i ndjeshëm të bëhet në përcjellje të policisë të votave të diasporës”, tha ai.
Edhe anëtari nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi kërkoi që i gjithë materiali nga diaspora të jetë nën vëzhgimin e policisë.
“Sekretariati duhet ta ketë të qartë që asnjë dërgesë nuk mund të arrihet pa përcjelljen e policisë dhe vëzhguesve të partive, për shkak të një video të publikuar. Ky institucion do të pranoj fletëvotime që janë në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi”, tha ai/ ekonomia online/
Ky rekomandim u aprovua nga anëtarët e KQZ-së.
Sami Hamiti, anëtar i LDK-së, kërkoi që përfaqësim të njëjtë në të gjitha komunat.
“Ne dje kemi mbajt mbledhje dhe jemi mundu që ta bëjmë përfaqësim në të gjitha komunat, si në zgjedhjet e 2017. Dje jam dakordua për komunat një nga një, nuk janë ato të cilat ne i kemi votuar këtu”, tha aiPër këtë pik të rendit të ditës, u mor vendimi të mbahet një mbledhje tjetër./Front Online/