Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë ka bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër 21 komunat e vendit për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.
Të dielën mbahet raundi i dytëi zgjedhjeve lokale, ku 42 kandidatë do të përballen në balotazh për të fituar mandatin e kryetarit.
Fushata zgjedhore për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga 8 deri më 12 nëntor.
Procesi i votimit do të mbahet në 66 % të vendvotimeve.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.
Qendrat e votimit do të hapen nesër duke filluar nga ora 07:00 dhe do të jenë të hapura për qytetarët deri në ora 19:00./FronOnline