×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    KQZ-ja ia heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar.

    “Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.

    Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i fitoi zgjedhjet e majit 2023 si kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës – qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë.

    Por, ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash dhe u dënua me dy vjet burgim në mars. Apeli e konfirmoi dënimin e tij në qershor.

    Beleri ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të premten. Ai u përcoll nga forcat e policisë nga burgu i Fierit, ku po e vuan dënimin.

    Ai bëri thirrje që çështja e vlefshmërisë së mandatit të tij të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

    “Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t’i bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg”, tha Beleri.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shqyrtojë vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, pas një kërkese të dorëzuar nga kryetari i forumit të të rinjve socialistë të Himarës.

    Ekipi mbrojtës i Belerit ka një muaj kohë për t’u ankuar ndaj vendimit vendimin në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

    Beleri nuk u betua asnjëherë si kryetar i Himarës, pasi ndodhej në paraburgim dhe më pas u dënua. Beleri dhe ekipi i tij i kanë hedhur poshtë akuzat si “politike dhe të pabazuara”.

    Dënimi i tij nxiti fërkime mes Shqipërisë dhe Greqisë.

    Ministria e Jashtme e Greqisë tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

    Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj atë kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh deputet.

    Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika – si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë.

    Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.

    Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë./REL

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Uashingtonit, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në një takim të nivelit...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Vangjel Tavo do të jetë kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Himarë. Vendimi është marrë mëngjesin...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar, tha të hënën shërbimi i monitorimit të ndryshimeve klimatike të BE-së, duke...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi në përvjetorin e rënies. Haradinaj ka thënë se...
    Lajme08 Korrik 2024
    Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep...
    Lajme08 Korrik 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit. IHMK ka bërë thirrje që personat...
    Lajme08 Korrik 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, do të vazhdojë sot dëshminë Bislim Zyrapi. “Dëshmia e Bislim Zyrapit vazhdon këtë...
    Sport08 Korrik 2024
    Klubi i futbollit, Malisheva ka nxjerrë në shitje sot biletat për duelin ndaj FK Buducnost Podgorica. Prej orës 10 sot, biletat do...
    Sport08 Korrik 2024
    Ruud van Nistelrooy ka nënshkruar si ndihmës-trajner i ri i Manchester United. Fabrizio Romano raporton se legjenda e “Djajve të Kuq” do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.