×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KOSTT-i dhe ZRRE-ja i përgjigjen kryetarëve të veriut lidhur me kërkesën për rrymën

    FrontOnline
    02 Korrik 2023

    Kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore dhe Leposaviqit kanë marrë përgjigje rreth kërkesës së tyre për kyçje në sistem dhe pagesën e energjisë elektrike për të gjitha institucionet e sektorit publik në këto komuna.

    Derisa, dy komunat e tjera ajo e Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk kanë bërë kërkesë të tillë.

    Nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT, kanë treguar për Front Online se përgjigja dy kryetarëve u është kthyer në përputhje me mandatin e saj ligjor.

    “Në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe rregullativ, KOSTT është përgjigjur në kërkesat e Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit për pagesën e energjisë elektrike në objektet e komunave dhe të gjitha institucionet e sektorit publik të atyre komunave”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it, për Front Online.

    Por se nuk kanë treguar se çfarë përgjigje kanë dhënë, duke na referuar që t’iu drejtohemi komunave përkatëse.

    “Për më shumë informata, ju lutem drejtohuni në Komunat respektive”, thuhet më tutje në përgjigje.

    Front Online ka kërkuar përgjigje edhe nga kryetarët të cilët e kanë bërë kërkesën, por të njëjtit nuk iu janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

    Përgjigje, Erden Atiqit kryetarit të Mitrovicës Veriore, dhe Lulzim Hetimit të Leposaviqit i kanë kthyer edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

    “Pas pranimit të kërkesave nga kryetaret e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zyra e Rregullatorit për Energji ka kthyer përgjigje zyrtare duke ofruar sqarimet lidhur me çështjet e ngritura nga kryetaret e këtyre komunave”, kanë deklaruar nga ZRRE-ja për Front Online.

    Ndërsa, kanë bërë të ditur se kanë udhëzuar kryetarët e komunave që për furnizim, faturim e kyçje t’u bëjnë kërkesë operatorëve përkatës të rrjetit.

    “Për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me furnizimin, faturimin, kyçjen, etj, ZRRE ka udhëzuar kryetarët e komunave që të bëjnë kërkesë Operatorëve përkatës të Rrjetit varësisht nivelit të tensionit në të cilin furnizohen institucionet e sektorit publik që janë nën menaxhimin e këtyre komunave”, thuhet më tutje në përgjigjen e ZRRE-së.

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë kërkuar nga këto institucione që t’i kyçin në sistem për të nisur pagesën e rrymës elektrike, në institucionet publike të komunës.

    Në kërkesën drejtuar këtyre institucioneve, Atiq kishte kërkuar që kjo të bëhet sa më shpejt.

    Ndryshe, për 18 vjet me radhë, rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në pjesën veriore të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit.

    Vlera e rrymës së shpenzuar gjatë vitit 2022 në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, është mbi 63 milionë euro./Front Online

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.