×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KOSTT-i dhe Elektroseveri arrijnë marrëveshje për rrymën

    FrontOnline
    19 Tetor 2022

    Bashkimi Evropian njoftoi se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe kompania serbe Elektrosever, më 18 tetor kanë arritur një marrëveshje teknike për zbatimin e Udhërrëfyesit për Marrëveshjen për Energjinë.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes, sipas BE-së, Elektrosever ka dorëzuar të dhënat e konsumatorëve në veri.

    BE-ja tha se marrëveshja është arritur nën ndërmjetësimin e saj, pasi Kosova kishte nisur procedurat e parapara në marrëveshje, për t’i hequr licencën kompanisë serbe Elektrosever për të operuar në Kosovë.

    “BE-ja ishte njoftuar nga ana e Kosovës për inicimin e fazës 15-ditore të konsultimeve sipas nenit 8 të Udhërrëfyesit të ndërmjetësuar nga BE-ja. Si rezultat i ndërmjetësimit të BE-së, më 18 tetor KOSTT dhe Elektrosever kanë finalizuar dhe nënshkruar marrëveshjen e standardeve teknike, sipas nenit 3 të Udhërrëfyesit. Të njëjtën ditë, Elektroseveri ka dorëzuar të dhënat e konsumatorëve, sipas nenit 2 të Udhërrëfyesit”, tha për REL-in një zëdhënës i BE-së.

    Blloku evropian ka bërë thirrje që palët të zbatojnë pa vonesa të gjitha obligimet që dalin nga Udhërrëfyesi, pasi me afrimin e stinës së dimrit, sipas BE-së, nuk ka kohë për të humbur.

    “Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të rëndësishëm që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të zbatojnë pa vonesa të reja obligimet e tyre që kanë mbetur nga Udhërrëfyesi”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së dërguar REL-it.

    Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia nënshkruan Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Më 24 qershor, kompania serbe Elektrosever, ishte licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE), për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre.

    Por, pala kosovare kishte thënë se kjo kompani nuk i kishte plotësuar kushtet e dala nga Udhërrëfyesi, që do t’i mundësonin operimin në tregun e Kosovës.

    BE-ja kishte shprehur shqetësimin për ritmin e ngadalshëm të zbatimit të Udhërrëfyesit për energji, që kërcënonte edhe të dështonte plotësisht marrëveshjen.

    Udhërrëfyesi për energjinë, por edhe pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë që qytetarët e dy shteteve të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim – pa dokumente shtesë – përmenden si sukseset më të mëdha të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në këto dy muajt e fundit.

    Burimet diplomatike i thanë REL-it se vizita e fundit në Kosovë dhe Serbi, e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, krahas temave të tjera, kishte për qëllim që të bindte palët që të zbatonin pa vonesa Marrëveshjen për Energjinë.

    Lajçak u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 13 tetor dhe katër ditë më vonë u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit me liderin serb, Lajçak deklaroi se çështja e energjisë kërkon “zgjidhje urgjente”. /REL

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.