Fluksi gjatë mëngjesit të sotëm është më i larti që është shënuar që nga viti i kaluar nga qytetarët e Kosovës, të cilët pavarësisht situatës nga Covid-19 udhëtojnë drejt bregdetit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Janë pesë sportele në hyrje dhe pesë sportele në dalje që punojnë në këtë fundjavë.
Ndoshta dhe rikthimi i motit të mirë është një nga ndikuesit kryesorë që qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, transmeton tvprizreni.