Frika nga përhapja e pandemisë Covid-19 duket sa ka stepur pushuesit kosovarë, që për destinacion kishin bregdetin Shqiptarë.
Numri i pushuesve nga Kosova, qershorin e këtij vit është përgjysmuar krahasuar me atë të një vitit më parë, edhe pse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm për momentin.
Megjithatë kjo gjë ka ndryshuar në javën e parë të korrikut të këtij viti.
Vetëm nga data 1 korriku deri me 5 të këtij viti mbi 26 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa kjo shifër ishte më e vogël gjatë viti 2019, pra janë 24 mijë.
Këtë vit, pandemia e Covid-19 ka ndryshuar destinacionet turistike të kosovarëve. Për dallim nga sezonet e kaluara, kur turistët nga Kosova zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e
Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria. Pasi aktualisht Mali i Zi kërkon një test negativ si dëshmi për hyrë në këtë vend.