Kosovare Asllani vazhdon të jetë futbollistja kryesore e Real Madridit në kategorinë e femrave.
Sulmuesja shqiptare e tregoi rëndësinë e vet edhe në ndeshjen e sotme ndaj Real Betisit, shkruan FrontOnline.
Në përballjen e sotme, Real Madridi dhe Real Betisi barazuan 1:1.
Ndërkaq, golin e vetëm për Real Madridin sot e shënoi Asllani.
Reprezentuesja e Suedisë shënoi në minutën e 77-të nga pika e bardhë.
Ndryshe, ky ishte goli i 14-t kampional për futbollisten me prejardhje nga Mitrovica./FrontOnline/