×
  • Sport
  • Sport

    Kosova shkëlqen në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar në Karate, Ensar Zejnullahu fiton medaljen e argjendtë

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Kosova ka shkëlqyer në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar në Olibia të Italisë në sportin e Karatesë, duke rrëmbyer tre medalje, prej të cilave dy të argjendta dhe një të bronztë.

    Në Kampionatin e Mediteranit 2024, ku morën pjesë mbi 400 garues nga shumë shtete të botës, Ensar Zejnullahu zuri vendin e dytë dhe u stolis me medaljen e argjendtë në kategorinë e juniorëve -76kg.

    Lidhur me këtë triumf shkroi edhe Klubi i Karatesë Ardhmëria ku ka uruar Zejnullahun për stolisjen e argjendtë.

    “Kemi nderin dhe kënaqësin të ju njoftojm se anëtari i klubit tonë Ensar Zejnullahu, në Kampionatin e Mediteranit 2024 që po mbahet në Olibia të Italisë, ku morën pjesë mbi 400 garues nga shumë shtete të botës, zuri vendin e dytë dhe u stolis me medaljen e argjendtë. Urime nga kryetrajneri i KK”Ardhmëria” z. Fatmir Sopi dhe trajnerja znj. Valbona Morina. Falenderim të veçantë për EL Bau Shpk Gjilan si dhe Drejtorinë për Rini dhe Sport nga Komuna e Prishtinës”, shkroi ky klub në faqen zyrtare.

    E të argjendtën e rrëmbeu edhe garuesja Qendresa Ibrahimi, në kategorinë juniore -59kg.

    Ndërkohë, medaljen e bronztë e arriti Engjellusha Isufi, në kategorinë e kadetëve -47kg.

    Federata e Karatesë e Kosovës iu ka uruar suksese ditën e sotme senioreve/e dhe kategorive ekipore, ku janë shprehur të bindur se do t’i sjellin edhe më shumë medalje sot Kosovës.

    Kampionati Mesdhetar po mbahet në Olibia Itali, ku po marrin pjesë 18 shtete me 476 garues./sinjali

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Sport22 Shtator 2024
    Liverpool po e sfidon Manchester United për mbrojtësin e Fulham-it, Antonee Robinson. United është duke e monitoruar reprezentuesin amerikan të cilin synon...
    Sport22 Shtator 2024
    Amir Abrashi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshoppersit, pasi po luan secilën ndeshje. Mesfushori shqiptar është një legjendë e...
    Sport22 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë dy sfida për tu zhvilluar. Padyshim që ndeshja...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti  nga  Lëvizja Vetëvendosje,Gramos Agusholli, ka konfirmuar se rritja e pagës minimale në 350 euro bruto, e cila do të hyjë në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies. Osmani tha se ata janë gardianët e...
    Lajme22 Shtator 2024
      Në fund të muajit që lamë pas  Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rris pagën minimale në 350 euro bruto, vendim...
    Lajme22 Shtator 2024
    Prindërit nga Fushë Kosova kanë raportuar në polici për zhdukjen e dy fëmijëve të tyre. Sipas raportit të PK-së, prindërit kanë raportuar...
    Sport22 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë dy sfida për tu zhvilluar. Padyshim që ndeshja...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre dhe më pas e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.