Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka rreth çështjes së Dizajnimit të Programit Kompakt me MCC-në (Millennium Challenge Corporation).
Ajo ka thënë se gjatë dy ditëve të fundit kanë pas në vizitë ekipin nga Uashingtoni dhe së bashku me këtë ekip kanë pasur takime të frytshme .
Rizvanolli në këtë konferencë ka bërë të ditur se u duhen ende informata për ga përçuesin amerikan.
“Gjatë këtyre takimeve kemi biseduar hapat e ardhshëm në dizajnimin e projektit të programit të MCC , dhe kemi nënshkruar disa vendime. Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë të sigurtë se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit”, ka thënë ajo raporton FrontOnline.
“Në këtë situatë përballë afateve kohore që ka MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar me programin e kompaktit për investime me risk më të ulët por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën kundrejt dekarbonziimit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka shtuar ajo
Sipas saj gjatë muajve në vijim do të vazhdohet puna e përbahskët me ekipin e MCC në mënyrë intensive./FrontOnline