EuroLAB – QAK është kompania qe për thuajse një dekadë, ka mbajtur monopolin ne shërbimin e homologimit. Prandaj homologimi i automjeteve ne vazhdimësi ka nxitur debate për monopolin në ofrim të këtij shërbimi. Sipas Ligjit homologimi përkufizohet si procedure përmes se cilës verifikohet nëse veturat i plotësojnë kushtet teknike dhe administrative ne përputhje me sigurione rrugore mbrojtjen e cilësisë se ajrit dhe shëndetit publik.
Se fundi Kryesia e Kuvendit te Kosovës me dt.19.05.2021 ka ardhur ne përfundim, që ti kërkoj Qeverise së Republikës së Kosovës mendim ne lidhje me nismën legjislative “Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-132 për automjete”, dhe te përgatisë deklaratën e ndikimit buxhetor dhe te përafrimit te legjislacionit.
Mirëpo sipas informatave te publikuara ne media kompania ne fjale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, kane nje marrëveshje dypalëshe me garancione dhe obligime te ndërsjellta qe nuk duken aspak te favorshme për qeverinë.
Burime e redaksisë tregojnë citojnë se ne marrëveshje thuhet se “Ministria do të siguroj se QAK-EUROLAB do t’i ushtroj aktivitet tij” dhe se dy palët marrin obligime per zbatim te marrveshjes dhe respektim te saj.
Po ashtu aty thuhet se kontestet eventuale dhe mosmarrëveshjet qe mund te paraqiten duhet te negociohen përndryshe i takon Tribunalit te Arbitrazhit te Odes ndërkombëtare te Tregtisë në Vjenë ta zgjidh çështjen.