×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova pjesë e ushtrimit “Camprep24”, Maqedonci: FSK, krenaria jonë

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me një skuadër nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në koordinim me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar kanë realizuar ushtrimin fushor “Camprep24”.

    Për këtë reaguar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se FSK-ja është e gatshme për këtë garë.

    “Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”, ku skuadrat kaluan sfidat e ngjashme me të cilat do të ballafaqohen gjatë realizimit të garës”.

    “Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara “Cambrian Patrol”, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës. FSK, krenaria jonë!”, ka thënë Maqedonci. /Klankosova.tv

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Policia në Ferizaj, përmes një komunikate, ka njoftuar se është gjobitur një shofere në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, pasi ajo ka...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....
    Lajme19 Shtator 2024
    Dëshmitari Halim Berisha, në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, e ka konfirmuar se në vitin 2006 kishte kërkuar azil në Francë. Megjithatë,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe...
    Lajme19 Shtator 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit edhe për dy muaj të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon të ardhmen e Republikës së Kosovës....
    Sport19 Shtator 2024
    Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita. “Dardanët”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.