×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova para dy zgjedhjeve për Komandant Suprem: Haradinaj apo Osmani?

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Një gjë dihet, Presidenti i ardhshëm i Kosovës përballjen e parë do ta ketë me Vuçiqin.

    Pyetja është, kush mund të përballet me të?

    Kosova më 14 shkurt voton për zgjedhjet nacionale, por si asnjëherë më parë këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Komandantin Suprem të FSK-së, ku dy kandidaturat kryesore janë ajo e prijësit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe ajo e Vjosa Osmanit, ish-pjesëtares së LDK-së, tani pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen.

    Haradinaj dhe Osmani janë profile të ndryshme politike. Kanë bindje dhe mendime të ndryshme për diplomacinë. Haradinaj në politikë vjen nga lufta, ishte gjeneral me nam i UÇK-së, ndërkohë që Osmani në politikë ka hyrë përmes një dere që ia kishte hapur Fatmir Sejdiu kur u bë president i Kosovës, duke e marrë atë si këshilltare.

    Ramush Haradinaj ka përvojë më të gjatë në politikë.

    Ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për dhjetëra vite, dy herë kryeministër i Kosovës, pjesë e tavolina me ndërkombëtarë ku janë marrë vendimet me peshë për Kosovën, ndërkohë që Osmani është ende e pasprovuar në beteja politike. Ajo figurën e saj politike e ka ngritur përmes përplasjeve të forta me pushtetin, kryesisht me ish-Presidentin Thaçi.

    Një arsye tjetër pse Haradinaj e kërkon Presidencën është edhe aspekti i sigurisë. Ai njihet si Kryeminsitri i Ushtrisë, meqenëse në mandatin e tij si Kryeministër i Kosovës, pas një lufte të gjatë diplomatike, Ushtria e Kosovës u votua në Kuvend.

    Ai thotë se tani koha është që Ushtria të dërgohet në NATO dhe të profesionalizohet e armatoset. Një tjetër argument që taborri i Haradinajt e ka përdorur në favor të tij, është edhe ekuilibri politik. Duke e parë Kurtin si Kryeministër, AAK mendon që do të ishte e pashëndetshme për demokracinë që Kryeministri dhe Presidenti të vinin nga një tabor politik dhe ta kishin pushtetin e tërësishëm mbi institucionet.

    “Një balanc është i nevojshëm”, përsërit shpesh Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se e respekton kundërkandidaten e tij, por thotë se kjo kohë ka nevojë për një president ndryshe nga vlerat e saj. “Unë kam një rekord më të gjatë, më kredibil të ballafaqimit me Serbinë. Fillon diku në ’93-4. Kalon nëpër përpjekjet për liri, proceset gjyqësore, refuzimin e planit të Ban Ki-moon-it, e deri te taksa, ushtria e të gjitha këto”, ka thënë Haradinaj në një prej intervistave të fundit.

    Ai ka thënë se përpara Serbisë është kredibil, e kjo kohë është pikërisht koha kur Kosova pritet ta ketë përballjen me Serbinë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të ngrirë. “Jam në gjendje me u përballë me Serbinë, me Vuçiqin”, thotë Haradinaj.

    Edhe sipas shumë analistëve, figura e Haradinajt do të ishte shumë e fuqishme se ajo e Osmanit në raport me Serbinë, kur dihet se vendin e presin procese kritike në të ardhmën e afërt. Sipas tyre, Haradinaj është vështirë i manipulueshëm.

    “Vjosa si presidente nuk do të mund të ishte një balancuese e mirë në skenën politike, për shkak se sa ishte në LDK doli kundër partisë së saj, e tani shumë lehtë e orientueshme nga “shefi i ri””, thonë analistët.

    Zgjedhjet janë afruar, ndërkohë pas konstitutimit të Kuvendit dhe para zgjedhjes së Kryeministrit të ri, duket se gjëja më e rëndësishme është zgjedhja e Presidentit të ri, që vendi ta gjejë stabilitetin e munguar politik tash e një kohë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.